Gjenerali serb: Nëse FSK shkon në veri të Kosovës do të reagojmë me ushtri

Beograd, 20 janar 2022 – Serbia vazhdon ta kërcënojë Kosovën me ushtri, pavarësisht prej paralajmërimeve të Perëndimit dhe të NATO-s.

Kërcënimi i fundit vjen nga një gjeneral i ushtrisë serbe. Millan Mojsilloviq nuk e ka përjashtuar mundësinë e ndëhyrjes së ushtrisë serbe në Kosovë, nëse pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës shkojnë në katër komunat me shumicë serbe, në pjesën veriore të Kosovës.

“Nuk e përjashtoj mundësinë që Forca e Sigurisë së Kosovës të angazhohet në mënyrë të njëanshme me qëllim të arritjes së poenave politikë në terren, por kërkesa jonë, insistimi ynë, duhet të jenë dhe jo vetëm në funksion të paqes, por nëfunksion të sigurisë së popullit tonë në Kosovë, që të mund të jetojnë të sigurtë dhe të kenë të drejta tëbarabarta me qytetarët tjerë të këtij vendi”, ka thënë Mojsilloviq.

Gjenerali serb ka thënë se sipas Rezolutës 1244, KFOR-i është forca e vetme legjitime në Kosovë. Ai ka shtuar se në rast se FSK-ja kalon në veri të Kosovës, me apo pa pëlqimin e KFOR-it, ushtria serbe do të marrë detyrat e saj konform kërkesave.

(r.m.)