Gjergj Dedaj denoncohet në polici për kërcënim ndaj presidentes Osmani

Prishtinë, 18 janar 2022 – Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, është denoncuar në polici për kërcënim publik të presidentes, Vjosa Osmani dhe familjes së saj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar këshilltari për medie i presidentes, Bekim Kupina.

“Siç kemi paralajmëruar z.Gjergj Dedaj është denoncuar te organet e rendit për kërcënim publik kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj”, tha Kupina.

Të hënën, pas deklaratave të ish-ambasadoritGjergj Dedaj, ku tha se “Klani i Osmanit” po e linçon dhe se ai do të perdorë “Kanunin për t’u mbrojtur”, kishte reaguar Kupina.

Përmes një shkrimi në Facebook, Kupina ka thënë se me ato deklarata Dedaj ka kërcënuar Presidenten dhe familjen e saj.

“Pa asnjë hezitim, ai përdorë deklarimin në një emision live për të bërë kërcënim kundër jetës dhe sigurisë ndaj Presidentes Osmani dhe familjes së saj, për të cilën gjë ai do të denoncohet në organet e rendit”, shkroi Kupina.

Dedaj kishte thënë se Osmani është njeri i ligjit, por tutje theksoi se përveç ligjit, te ai dhe familja e tij që vjen nga Malësia e Gjakovës, vepron edhe Kanuni i Lekë Dukagjinit.

(Telegrafi)

Comment

*