Gjermania dhuron një milion euro për FSK-në

Prishtinë, 30 nëntor 2021 – Gjermania ka ndarë një milion euro për ndërtimin e deponisë së mjeteve shpërthyese dhe për aftësimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për asgjësimin e këtyre mjeteve.

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë marrëveshja për destinimin e këtyremjeteve është nënshkruar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, dhe ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj.

“Ministri i Mbrojtjes, Mehaj dhe ambasadori Rohde nënshkruan sot një marrëveshje në kuadër të Iniciativës Gjermane për Mundësimin dhe Përmirësimin “Ertüchtigungsinitiative” në mbështetje të FSK-së. Me qëllim të ndërtimit të Deponisë së Mjeteve Shpërthyese (EOD) dhe aftësimit të FSK-së së për deminim do të sigurohen 10 palë kostume mbrojtëse EOB dhe trajnime për deminim, me vlerë deri në 500,000 euro. Përveç kësaj, do të sigurohen edhe dy automjete për transportimin e materialeve të rrezikshme, me vlerë deri në 500,000 euro, me qëllim të ngritjes së aftësisë së FSK-së për asgjësimin e materieve të rrezikshme”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

(r.m.)

Comment

*