Gjermania: Shqipëria, vend me rrezik të lartë nga COVID-19”, kushte të reja

Shqipëria konsiderohet sërisht si një vend me rrezik të lartë nga Covid19. Për hyrjen në Gjermani kjo do të thotë: Ju duhet të regjistroheni në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de para se të udhëtoni për në Gjermani. Gjatë regjistrimit Ju duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga një infeksion me Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t’ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani”, njofton ambasada gjermane në Tiranë.