Gjimnasti rus i sjell Shqipërisë medalje nga kampionati botëror në Baku

Baku, 4 prill 2022 – Matvei Petrov ka arritur një tjetër rezultat fantastik në gjimnastikë dhe ia ka sjellë Shqipërisë një medalje të argjendët nga kampionati botëror i gjimnastikës që po zhvillohet në Baku. Gjimnasti rus e ka nderuar sërish flamurin kuqezi, gjatë dorëzimit të medaljeve në disiplinën e kalit me dorëza.

Petrov, pas një rivaliteti shumë të madh, pati një paraitje më të mirë se rivali Cyril Tomasone. 31-vjeçari grumbulloi më se 14.466 pikë.

Kjo nuk është hera e parë që Petrov e ngre lart flamurin e Shqipërisë në ngjarje sportive nëpër botë. Ai e ka bërë këtë edhe në kompeticione dhe garat tjera të rëndësishme.

Gjimnasti rus garon prej vitesh me flamurin e Shqipërisë.

Petrov është një sportist i lindur në Rusi, por prej vitesh jeton në Pragë të Çekisë, ku është njohur me trajnerin e tij Alon Hasa, i cili e ka bindur për të përfaqësuar ngjyrat e Shqipërisë.

(Sipas Panorama.al)