Gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Bujanoc - ILLYRIA

Gjithçka gati për fillimin e vitit të ri shkollor në Bujanoc

Është mbajtur mbledhja mes organeve komunale dhe drejtorave të shkollave për të diskutuar rreth përgatitjes për fillimin e vitit shkollor 2021/2022. 

Me qëllim të plotësimit të të gjitha kushteve për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor, në mbledhjen me drejtorat e shkollave të mesme, fillore dhe entit parashkollor, në mes të tjerash është biseduar edhe për dezinfektimin e shkollave përshkak situatës pandemike, tepricat teknologjike dhe orët e lira. 

Kryetari i komunës së Bujanocit ka dhënë përkrahjen e tij të parezervë që kërkesat për sigurimin e kushteve sa më të mira për procesin mësimor do të realizohen.

marrë nga RTV Aldi