GJKKO kthen në punë kardiologun Edvin Prifti

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e mjekut, Edvin Prifti, për shfuqëizimin e masës së sigurisë pezullim nga detyra të vendosur ndaj tij pas arrestimit një vit më parë.

Kërkesa për heqjen e masës së pezullimit, u bë nga avokati dhe vetë kardiologu Edvin Prifti me argumentin se ka kaluar afati një vjeçar i masës së sigurimit dhe prokuroria nuk ka përfunduar hetimet.

Ish-shefi i Kardiologjisë në QSUT, Edvin Prifti, akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash.

Një vit më parë ai u arrestua me kërkesë të SPAK, por më pas gjykata e la të lirë duke vendosur ndaj tij vetëm masën e pezullimit nga detyra.

Dosja penale ndaj mjekut u hap pas hetimeve për lirimet nga burgu i Krujës, ku nga përgjimet krijoheshin dyshime se Edvin Prifti merrte shuma parash nga personat që operoheshin në QSUT.

Për këtë arsye prokuroria i ka sekuestruar edhe pasuritë mjekut kardiolog.OraNews