Gjonaj: Ballkani në rrezik, për shkak të konfliktit në Ukrainë

Nju Jork, 12 mars 2022 – Përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan protestuan të shtunën përpara selisë së misionit të përhershëm të Federatës Ruse në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Aktivisti Mark Gjonaj tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se shqiptarët e Amerikës ia dolën të flasin me një zë në përkrahje të popullit të Ukrainës, të Shteteve të Bashkuara dhe të NATO-s.

Zoti Gjonaj foli edhe mbi komentet e Presidentit rus, Vladimir Putin, përpara nisjes së sulmit në Ukrainë, ku ai e krahasonte rastin e Krimesë me atë të Kosovës, një tezë që nga ekspertët shihet si një justifikim për aneksimin e padrejtë të Krimesë apo për lëvizjet e Moskës në raport me rajonet tjera separatiste në Ukrainë.

Zoti Gjonaj tha se Moska po synon të krijojë Rusinë e madhe. Ai shtoi se populli shqiptar e di më mirë se kushdo se çfarë do të thotë të kërcënohesh pa të drejtë e për interesa të një kombi tjetër.

Image

(Zëri i Amerikës)