Gjonaj: Të vendosur për drejtësinë e re dhe çka duket, SPAK-u po tregon rezultate

Ministrja Etilda Gjonaj  theksoi veccanërisht se një strategji e re për drejtësinë shënon hapin e parë të fazës së re të zbatimit të reformës në Drejtësi.

Knid Ndrenika

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj tha në Tiranë se puna e SPAK-ut po jep rezultate domethënëse.

Por, ajo theksoi veccanërisht se një strategji e re për drejtësinë shënon hapin e parë të fazës së re të zbatimit të reformës në Drejtësi.

Zonja Gjonaj foli ne tryezën e prezantimit të Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025. Tryeza u organizua në përvjetorin e 5-të të miratimit të amendamentevr kushtetuese në 21-22 korrik 2016 që i hapën rrugën reformës më të rëndësishmr në 30 vjet në Shqipëri, reformës në Drejtësi.

Në tryezë morën pjesë të gjithë drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë të krijuara nga reforma si dhe ambasadorët e SHBA-së, BE-së, vendeve të tjera dhe të misioneve partnere.

Tryeza sicc tha ministrja, vjen në një moment tejet kuptimplotë për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ajo vërejti se në takimr të mëhershme, institucionet e drejtësisë së re jo gjithmonë kanë qenë të përfaqësuara, disa për shkak se ende nuk ishin konstituar ose sepse anëtarët e tyre nuk ishin zgjedhur ende.

“Por, sot, – vijoi ajo, – prania bashkë e të gjithë përfaqësueve të institucioneve të drejtësisë së re është prova e gjallë e zbatimit të reformës në Drejtësi, është gjithashtu dëshmi e fortë e suksesit të saj”.

Ministrja theksoi se fryma e përbashkët është qartësisht shprehje e vullnetit për të mos reshtur në asnjë moment së besuari dhe punuari në drejtim të këtij projekti, për rikthimin e besimit të qytetarëve tek drejtësia.

Sipas zonjës Gjonaj, 5 vjet nga miratimi i reformës në Drejtësi janë provë e gjallë e një sërë arritjesh tepër të rëndësishme që kanë shërbyer si gur themeli në kapërcimin e sfidave të drejtësisë së re, që tregojnë qartësisht se reforma është në udhën e duhur në një process të pakthyeshëm.

“Arkitektura kushtetuese dhe ligjore ka garantuar pavarësinë dhe paanësinë e plotë të sistemit të drejtësisë. Të pandikuar nga politika dhe çdo faktor tjetër të jashtëm, organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë kanë në dorë që përgjegjësinë e tyre kushtetuese dhe ligjore në promovimin, emërimin e magjistratëve në sistem ashtu si dhe inspektimin dhe procedimin disiplinor në rastet e shkeljeve, ta ushtrojnë me përgjegjshmëri dhe transparencë”-tha ajo.

Ndërkaq, ministrja theksoi se lufta ndaj korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë po njeh një kurbë rritëse, duke shenjuar në vijimësi me rezultate të prekshme, të vlerësuara dhe të mirëpritura nga qytetarët dhe partnerët ndërkombëtarë.

Për këtë ajo u mbështet në pastrimin e sistemit nëpërmjet procesit të “Vetting”-ut nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar dhe të padenjë.

Por, sipas saj kjo ecuri tregon se “rezultatet e deritanishme të strukturave të posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar janë domethënëse dhe shpresëdhënëse që të dëshmojnë se reforma do të rikthejë besimin e qytetarëve te sistemi”.

Për ministren Gjonaj, ringritja e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë përtej vonesave tashmë të njohura, sot janë funksionale dhe që pritshmëria ndaj tyre për paanësi, profesionalizëm, integritet në vendimmarrje është shumë e lartë. 

Duke iu kthyer vetingut, ajo tha se duhet të vijojë me ritme më të shpejta duke respektuar standardet më të mira dhe të unifikuara në të gjithë vendimmarrjen e institucioneve përkatëse të këtij procesi.

Megjithatë ministrja pranoi se vakancat e krijuara në sistem për shkak të largimeve të shumta kanë pas sjellë nevojën për të adresuar strategjikisht rritjen e numrit të pranimeve në Shkollën e Magjistratëve dhe ruajtjen e cilësisë profesionale, formimit të shëndetshëm etik dhe promovimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistem.

Mirëpo për të, rritja e eficencës së sistemit padyshim do të ndihmohet edhe nga harta e re gjyqësore. Institucionet me përgjegjësi ligjore si Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ do të duhet të peshojnë në mënyrë të kujdesshme nga njëra anë adresimin e nevojave imediate të sistemit të drejtësisë dhe nga ana tjetër garantimin e aksesit në drejtësi të çdo qytetari.

Shqipëria hodhi një hap të rëndësishëm që i parapriu kësaj vendimmarrje, kur Kuvendi miratoi në 23 mars dhe i rikonfirmoi në 7 maj kur rrëzoi refuzimin e dekretimit nga presidenti të ndryshimeve të paketës së 10 ligjeve që mundësuan funksionimin e plotë të degëve të gjykatave.

“Disa vështirësi i kemi adresuar suksesshëm përmes paketës ligjore të eficencës së sistemit, përmes përmirësimit ndjeshëm të mirëadministrimit të sistemit gjyqësor dhe prokurorisë, përdorimin me eficencë të burimeve njerëzore dhe financiare, lehtësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve nga një seri veprimesh administrative nëpërmjet njësive ligjore të parashikuara rishtaz, uljen e ngarkesës dhe shpejtësinë e gjykimit për qytetarët”-tha Gjonaj.

Tanimë, sipas ministres, avancimi i reformës në Drejtësi është në momentin që kërkon vullnet, angazhim, ritëm pune  dhe bashkëpunim midis të gjithë aktorëve. Ajo vërejti se gjithëkush nga aktorët ka përgjegjësinë dhe detyrat e veta që burojnë nga Kushtetuta dhe ligji, por të gjithë ndajmë të njëjtin qëllim.

“Ndaj, – ftoi ajo, – kërkohet koordinim dhe ura bashkëpunimi, duke e konsideruar si vlerë të shtuar të domosdoshme për ta çuar përpara këtë reformë”.

Ndërkaq, tryeza shënoi fillimin zyrtarisht të një fazë të re, atë të konsolidimit të rezultateve të reformës në Drejtësi të mishëruara në këtë Strategjinë e e re Ndërsektoriale të Drejtësisë, si udhërrëfyes për vitet në vijim, i asaj çfarë është ndërtuar deri tani.

Për hartimin e Strategjisë së re Ndërsektoriale të Drejtësisë është punuar për një periudhë të gjatë, nga një grup pune i udhëhequr nga Ministria e Drejtësisë me përfaqësues nga të gjitha institucionet e drejtësisë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore, asistuar në të gjithë procesin nga misioni Euralius.

U punua për pothujase një vit intensivisht për këtë dokument strategjik, i paraprirë nga një analizë dhe pasuar me një plan veprimi.

Janë organizuar më shumë se 25 takime konsultuese të dokumentit final, në të cilat kanë dhënë kontrubutin e tyre aktiv rreth 264 pjesëmarrës, gjyqtarë, prokurorë, avokatë, pedagogë, partnerë ndërkombëtarë, shoqëri civile, noterë, përmbarues, etj.

Ministrja shtoi se paketa e re gjithëpërfshirëse strategjike adreson jo vetëm problematikat me të cilat përballet sistemi, por edhe rritjen e profesionalizmit dhe eficencës të vetë sistemit kundrejt standardeve më të mira evropiane.

“Reforma në Drejtësi gjatë rrugëtimit të saj ka patur sfidat, vështirësitë dhe kundërshtarët e saj por nga ana tjetër ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetje të pakushtëzuar nga Qeveria, Ministria e Drejtësisë si në instrumenta ligjorë, mbështetje buxhetore dhe infrastrukturore si një investim për të ardhmen e vendit”-tha Gjonaj.

Por, Gjonaj theksoi se reforma në Drejtësi ka patur mbështetjen, asistencën dhe kontributin nga partnerët ndërkombëtarë BE dhe SHBA, pa të cilën do të ishte e vështirë zbatimi i kësaj reforme.

Ministrja Gjonaj me zëdhënësin Denion Ndrenika.