Gjuha shqipe zyrtare sfida e ardhshme e Marrëveshjes së Ohrit

Marrevëshja e Ohrit hyn në dekadën e dytë të vënies në jetë – Edhe sot pas 10 viteve sfidat e ardhshme mbetet përfaqësimi adekuat i shqiptarëve në administratën shtetërore, përdorimi i gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare përkrah asaj maqedonishtes si dhe sot e pas 10 viteve në Maqedoni janë disa institucionet të larta shtetërore të cilat mbeten etnikisht të pastra e që nuk po udhëhiqen nga shqiptarët tash e disa vjet

 

Zejnulla Veseli

SHKUP, 10 qershor –  Edhe përkundër të disa ngecjeve në implementimin e Marrëveshja e Ohrit në aspektin gjithëpërfshirës ajo  arriti qëllimin, e ktheu paqen, hap mundësi të gjithë të marrin pjesë në krijimin e jetës politike dhe shoqërore, ndërsa në Kushtetutë ka amendamente me të cilat nuk lejohet të diskriminohen bashkësitë etnike. Kështu deklaroi, zëvendëskryeministri i Maqedonisë Musa Xhaferi në debatin  mbi analizën kuantitative për statusin e realizmit të politikave të Marrëveshjes së Ohrit (MO) që u mbajt të hënën nën organizmin të  Sekretariatit për implementimin e MO-së.

“Qëllimi i këtij debati  është për t’i parë qasjet, reagimet, vërejtjet, për t’i marrë sugjerimet e opinioneve, që mbi atë bazë të kemi një rezyme se çka pas 10 viteve dhe në cilin drejtim. Edhe përkundër faktit se disa anë të marrëveshjes së Ohrit mund të jenë të ngecura në krahasim me disa pjesë që janë më të avancuara, pavarësisht edhe se ka ekzistuar klima shoqëroro politike për t’i mbështetur ato politika që burojnë nga MO”, deklaroi zëvendëskryeministri Xhaferi.

Megjithatë debati i sotëm theksoi Xhaferi duhet te prek dhe çështjen e përfaqësimit adekuat të shqiptarëve në institucionet shtetërore implementimin e plotë të decentralizimit fiskali si dhe çështjen e hapur se gjuha shqipe është zyrtare e cila rregullohem me Kushtetutë.

“Debati i mëtejshëm duhet të jep dhe përgjigjen se sa gjuha shqipe është në përdorim zyrtar përkrah maqedonishtes. Vlerësojë se në të ardhmen kjo do të jetën një çështje shumë e ndjeshme  e cila mund të sjellë keqkuptime për nj arsye shumë të thjeshtë e ajo është se të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të jenë të barabartë, të shijon standarde të njëjta jetësore dhe shërbime cilësore të njëjta”, tha Xhaferi

Ish ambasadori i BE –së, Blerim Reka vlerëson se nuk është çështja se është implementuar MO-ja apo ka ngecje në dekadën e parë pas nënshkrimit të kësaj marrëveshja.

“Vallë edhe në dekadën e dytë do të vazhdojmë të debatojmë se ka ngecje në disa institucione rreth përfaqësimit të drejtë si dhe çështjen e gjuhës. Edhe sot pas 10 viteve në Maqedoni janë disa institucionet të larta shtetërore të cilat mbeten etnikisht të pastra e që nuk po udhëhiqen nga shqiptarët tash e disa vjet. Është presidenca, kryeministria, MPB-ja, MPJ-ja, Ministria e Financave tjera”, tha Reka.

Ish kryeministri i Maqedonisë Vlado Buçkovski u shpreh se MO krijoi hapësirë që të ndërtohet besimi para se gjithash midis maqedonasve si shumice dhe shqiptarëve që të cilët ishin të bindur se janë të privuar nga të drejtat e tyre, por se implantimi i marrëveshjes ka ngecje sipas tij fletë vetë fakti se në debatin e sotëm përveç 3 apo 4 maqedonasve dhe mbi 25 shqiptarëve pjesëmarrës në debat nuk asnjë përfaqësues nga Qeveria e Gruevskit.

“Prezenca vetëm e tre-katër përfaqësuesve maqedonas tregon se sa është arritur në implementimin e saj duke mos qenë i pranishëm madje asnjë nga zyrtarët e lartë të qeverisë. Në kohën kur unë isha kryeministër pikërisht implementimi i MO-së luajti rol të rëndësishëm dhe kjo u dëshmua me faktin s e Maqedonia në vitin 2005 fitoi statusin e natarit të mundshëm të BE-së, ndërsa sot edhe pas 10 viteve qeveria e tanishme me ngecjen e implementimit të MO-së po e pengon marrjen e datës për negociata me BE-në. Pohoj se nuk është bërë mjaft nga pala maqedonase për MO-në. Supozoj se këto të arritura më te mëdha kanë qenë gjatë qeverisjes tonë 2002-2006”, tha Buçkovski.

Ndërkaq akademiku Abdylmenaf Bexheti vlerësoi se përveç që ka ngecje në realizmin e përfaqësimit adekuat dhe zyrtarizmin të gjuhës shqipe, MO-së i mungon instrumenti financiar sa i përket shpërndarjes së barabartë të buxhetit edhe për shqiptarët.

“Rëndësi të veçantë në dekadën e dytë të implementimit të MO-së duhet të kushtohet projektimit të buxhetit duke paraparë shpërndarja të barabartë të buxhetit është për shqiptarët. Mendoj se e gjithë kjo do të mund të arrihet vetëm më formimit e një komisioni të pavarur në kuadër të Qeverisë që do të punojë në projektimin e buxhetit”, tha Bexheti.

Comment

*