Gjukanoviq: Politika e sotme e Serbisë ndaj fqinjve ngjan në atë të viteve ‘90

Podgoricë, 4 qershor 2021 – Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se qasja e Serbisë ndaj vendeve fqinje tani ngjan me atë të viteve të nëntëdhjeta.

Ai ka thënë se Serbia e sulmon sovranitetin e shteteve fqinje njësoj si  në kohën e Millosheviqit.

“Nën veladonin e brengës për gjoja të drejtat e rrezikuara të popullit serb në shtetet fqinje rrezikon sovranitetin e shteteve fqinje”, ka thënë Gjukanoviq, pas takimit me  anëtarësit e Presidencës së Bosnës e Hercegovinës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, në Podgoricë.

Ai ka shfaqur drojën se, megjithatë, nuk do të përsëriten prapë gabimete  viteteve të nëntëdhjeta. 

“Druaj se jemi në rrugë që t’i përsërisim këto gabime dhe se këto gabime janë në fazat fillestare të përsëritjes. Të shpresojmë se me kapacitetet tona brenda rajonitdheme ndihmën e, të thëm, politika më të përgjegjshme të aleatëve tanë të natyrshëm, para së gjithash mendoj në subjektet e hapësirës europiane dhe euro-atlantike, do të arrijmë të evitojmë përhapjen e destrukcionit dhe përsëritjen e gabimeve më tragjike të cilat i kemi përjetuar”, është shprehur ai.

Gjukanoviq ka thënë se të qenit akter në politikën e viteteve të nëntëdhjeta është barrë për të, por edhe përvojë e vlefshme për të mos përsëritur gabimet që janë bërë dhe ka theksuar se ai do të paralajmërojë me kohë për të evituar përsëritjen e gabimeve. (r.m.)