Gjykata i refuzon kërkesën për kthimin e 1 mln eurove të sekuestruara dr.Edvin Priftit

Gjykata e Posaçme e Apelit ka refuzuar kërkesën e mjekut Edvin Prifti për lirim nga sekuestroja të gati 1 milion eurove të tij.

Prifti u prangos për llogari të njëjtit hetim që çoi në burg edhe gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallkuçi dhe shtatë persona të tjerë.

Prifti është momentalisht i pezulluar nga detyra e tij si shefi i kardiokirurgjisë në QSUT, pas vendimit të Gjykatës së Lartë, ndërkohë që akuzohet nga SPAK për “korrupsion” dhe “pastrim parash”. Sipas SPAK, ka prova të mjaftueshme që krijojnë dyshime se Prifti kishte ngritur një skemë të mirëfilltë kriminale që konsistonte në paraqitjen e faturave tatimore false me qëllim shmangien nga pagimi i tatimeve.BoldNews