Gjykata Kushtetuese e Kosovës e hedh poshtë ankesën e Listës Serbe për pozitat ministrore

Prishtinë, 24 shtator 2021 – Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka hedhur poshtë ankesën e Listës Serbe, e cila pretendonte se asaj i takojnë dy pozita ministrore  në Qeverinë e Kosovës dhe jo një, sa i janë dhënë.

“… është i detyrueshëm konsultimi ose miratimi i deputetëve që e përfaqësojnë ‘komunitetin në fjalë’, përkatësisht deputetët që e përfaqësojnë komunitetin serb ose që i përfaqësojnë komunitetet tjera joshumicë, varësisht nëse kandidati përkatës është deputet i Kuvendit ose jo, dhe jo shumica e të gjithë deputetëve që përfaqësojnë komunitetet jo shumicë”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Rrjedhimisht, Kryeministri i Kosovës e vendos çështjen e pozitës së tretë ministrore të deputetëve joshumicë në diskutim me deputetët e zgjedhur apo me anëtarët e komuniteteve hoshumicë.

Gjykata theksoi se ministri i “tretë” nga komunitetet jo shumicë (në rasrin konkret ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal) ishte deputet i Kuvendit të Kosovës, i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, si përfaqësues i komuniteteve tjera joshumicë në Kuvend, ndërsa për pozitën e ministrit është propozuar pas konsultimkit me deputetët që i përfaqësojnë komunitetet e tjera joshumicë në Kuvend.

“Duke marrë parasysh që kandidati përkatës ishte deputet i zgjedhur i Kuvendit, miratimi formal nga komuniteti në fjalë nuk është detyrim kushtetues, ndërsa para Gjykatës nuk kishte asnjë pretendim që deputetët që i përfaqësojnë komunitetet tjera joshumicë nuk ishin konsultuar në propozimin e këtij kandidati për Ministër, përkundër faktit që Gjykata u kishte mundësuar që të paraqesin komentet e tyre lidhur me kërkesën e dorëzuar nga parashtruesit e kërkesës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Prandaj, Gjykata konstatoi që Vendimi i kontestuar i Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë nuk është nxjerrë në kundërshtim me paragrafët 3 dhe 5 të nenit 96 të Kushtetutës”, thuhet nënjoftim.

Lista Serbe kishte kërkuar të kishte dy ministri në Qeverinë aktuale të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurt, por e ka marrë vetëm njëministri, atë për Komunitete dhe Kthim, e cila udhëhiqet nga Goran Rakiq.

(r.m.)

Comment

*