Gjykata lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçi dhe 3 ish-vartësit e tij për abuzim me tenderët

Gjykata e Posaçme lë në burg ish-drejtorin e RTSH-së Thoma Gëllçi dhe tre ish-vartësit e tij, anëtarë të komisionit të ofertave Ervin Muraj, Julian Tapia, Alban Malaveci të akuzuar për abuzim me tenderat.

GJKKO ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Gëllçit dhe tre të tjerëve duke pranuar kërkesën e SPAK.

Sipas SPAK ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Tenderi është zhvilluar në 2018, dhe procedura është shpallur 3 vite përpara se TVSH Agro të fillonte transmetimi. Në 2021 TVSH Agro ka dalë në prova teknike. Përmes tenderit janë blerë pajisjet dhe janë përdorur ndërkohë.

Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani EURO contact dhe TBS 96. Anëtarët e KVO janë shpallur TBS 96 fituese edhe pse kishte ofertë 20 mln lekë më të lartë. Të dyja kompanitë kane pasur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

dryshe nga herët e tjera nuk ka përgjime, por gjithçka është e bazuar në dokumentacion. “Ndryshe nga hetimet e tjera kur SPAK kryen veprime simuluese, në rastin e konkret nuk ka qenë e nevojshme për sa kohë që dokumentacioni ka qenë i qartë ku zoti Gëllçi ka shpallur një tender pa u miratuar dhe ia kanë dhënë këtë tender një kompanie me ofertë më 20 mln lekë më të lartë”, tha Lala.

 

Gëllçi dhe tre vartësit e tij janë arrestuar, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera, dhe përkatësisht për tenderin që kap vlerën e 86 milionë lekëve pa TVSH.

 

Sipas hetimeve të SPAK, rezulton se shkeljet janë kryer në tenderin me procedurë të hapur, ku personat e arrestuar rezulton se kanë favorizuar dhe nuk kanë bërë një garë të drejtë.

Klodiana Lala “BalkanWeb”

Comment

*