Gjykata vendos për të arrestuarit në Lushnjë: Shtatë – në burg, katër – në arrest shtëpie

Tiranë, 6 korrik 2021 – Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të lë në arrest me burg shtatë prej të arrestuarve në Lushnjë, të cilët dyshohen për korrupsion, shpërdorim detyre dhe falsifikim të dokumenteve. 

Në burg mbeten kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe, drejtori i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, tre zyrtarë të kësaj ndërmarrjeje dhe dy biznesmene.

Katër zyrtarëve të Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, të cilët janë arrestuar gjatë operacionit policor, gjykata ua ka shqiptuar masën e sigurisw arrest shtëpie.

Të gjithë të arrestuarit dyshohet se kanë abuzuar me leje të ndërtimit.

Gazeta “Panorama” e ka publikuar dosjen e SPAK-ut lidhur me rastin.

DOSJA E SPAK-ut

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer hetime në kuadër te procedimit penal nr. 199 date 22.07.2020 në bazë të materialit referues nga policia gjyqësore, dhe ka vijuar hetimet për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave qe ushtrojnë funksione publike”, “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrés”, “Falsifikim dokumentave” parashikuar nga nenet 259, 258, 248, 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi te alternuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit.

Nga ky hetim u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të Shpërdorimit të detyrës” në bashkëpunim, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Falsifikim i dokumentave”, kryer në bashkëpunim, sipas neneve 248-25, 258 25 dhe 186-25 të Kodit Penal.

Me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.50 date 05.07.2021 ka caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” për shtetasit:

Fatos Tushe, me detyrë krytar i Bashkisë Lushnje, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”, në bashkëpunim.

Flamur Peqini, me detyrë drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnje, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, “shkelje e baraisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikim i dokumenteve” kryer në bashkëpunim të parashikuar nga 186 dhe 25 të Kodit Penal.

Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Bektash Nexha, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisë se pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shkelje e barazisé së pjesmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 258 dhe 25, të K.Penal.

Me vendimin e datës 7.05.2021, Gjykata ka caktuar masën e sigurimit “arrest në shtëpi” për të hetuarit:

Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Margarita Gjermëni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë, e dyshuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer ne bashkepunim.

dosja e spak

(r.m.)

Comment

*