Gjyqi për ish-ministrin Tahiri shtyhet për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Shirka

Tiranë, 5 janar 2022 – Shtyhet seanca në Gjykatën e Posaçme të Apelit për ish -ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

BalkanËeb raporton se shtyrja e gjyqit u bë për shkak se një ditë më parë dha dorëheqje gjyqtara e çështjes Tahiri, Daniela Shirka.

Në vend të gjyqtares Shirka me çështjen e ministrit Tahiri është angazhuar Florian Kalaja, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Durrës. Anëtar të trupit gjykues janë edhe Engert Pëllumbi dhe Igerta Hysi.

Gjyqtari Kalaja kërkoi shtyrjen e gjyqit pasi e vlerësoi të nevojshme të ketëmë shumë kohë për dis;pozicion për t’u njohur me dosjen voluminoze, e cila i ka 60 fashikuj.

Daniela Shirka është e treta gjyqtare që tërhiqet nga çështja penale ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri dhe ndaj ish-drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelës. Ajo ëshë tërhequr nga çështja me arsyetim se është në papajtueshmëri për shkak se ajo e ka shqyrtuar një çështje të bashkëlidhur e atë të ish-ministrit.

Më herët nga çështja “Tahiri” janë dorëhequr edhe gjyqtarët Miliana Muça dhe Ilirjana Olldashi.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahirim u vu në shënjestrën e organeve të drejtësisë në tetor të vitit 2017, pasi autoritetet italiane e goditën një grup të strukturuar kriminal që trafikonte marihuanë. Grupi drejtohej nga vëllezërit Habilaj, të afërm të Tahirit.

Prokuroria e akuzoi Tahirin për trafik të narkotikëve dhe kërkoi arrestimin e tij, por shumica parlamentare socialiste e bllokoi kërkesën për arrestim dhe e sulmoi hetimin e prokurorisë si të njëanshëm. Në shtator të vitit 2019, Tahiri u shpall i pafajshëm lidhur me akuzat për trafikim të narkotikëve dhe për grup të strukturuar kriminal, por u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 5 vjet burg për shpërdorim detyre, dënim ky që u konvertua me 3.4 vjet burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Vendimi i shkallës së parë u prish nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila e riktheu çështjen për rishqyrtim, pasi u konstatuan parregullsi në proces.

(r.m.)

Comment

*