Goditet mafia shqiptare në Portugali, kapet gati 7 tonë drogë

Lisbonë, 27 dhjetor 2021 – Policia portugeze ka goditur mafian shqiptare që operon në këtë vend. Autoritetet policore kanë sekuestruar një sasi droge me vlerë prej 34 milionë euro. Rrjeti i trafikut të përbërë nga shqiptarë u godit nga policia portugeze teksa po përgatitej për transportin e afro 7 tonë hashash nga Albufeira drejt Spanjës.

Sipas mediave portugeze, kreu i bandës është një 44–vjeçar shqiptar që drejton një kompani kamionësh. Ai dhe gruaja e tij thuhet se përdorën pikën e transportit të kamionëve për të trafikuar drogë në vende të ndryshme të Evropës.

Bregu i Algarve në Portugali përdorej si pikë shkarkimi e drogës që vinte me skafe nga Maroku për ta shpërndarë atë më pas në vendet e Evropës.

(Panorama.al)

Comment

*