Grenelli: Kurti u ndëshkua, sepse refuzoi projektet amerikane

Ish-emisari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë – Serbi Richard Grenell, ka reaguar pas zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Ai ka thënë se këto zgjedhje i dhanë një mësim të mirë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sepse i refuzoi projektet amerikane.

Ish i dërguar i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) Donald Trump, ka thënë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka bërë të qartë se për këtë nuk është dakord.

“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh ShBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe ShBA-së, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, ka shkruar Grenelli në llogarinë e vet në “Twitter”.

Epoka e Re