Greqia kap trafikantët e emigrantëve që kalonin në Shqipëri për 4000 € personi

Policia greke ka çmontuar rrjetin e trafikut të emigrantëve nga Greqia drejt vendeve të huaja duke kaluar përmes Shqipërisë dhe Italisë. Gjatë operacionit të policisë helene, në pranga janë vënë 15 persona.

Përveç të arrestuarve, të cilët janë nga Bangladeshi dhe Afganistani, policia Helene ka identifikuar dhe është në kërkim të gjashtë të huajve të tjerë , të cilët akuzohen se janë anëtarë të organizatës kriminale.

Ata akuzohen për veprat penale të organizimit kriminal, falsifikim dhe shkelje të kodit të emigrimit.

Si funksiononte grupi

Anëtarët e organizatës kriminale kishin në dispozicion një sërë opsionesh në lidhje me mënyrën e transportit dhe destinacionin e emigrantëve në një vend evropian, kundrejt shpërblimit që varionte nga 600 në 10.000 euro.

Organizata drejtohej nga një 45-vjeçar, ndërsa nënkryetar ishte një 37-vjeçar të cilët u arrestuan.

Të pandehurit përdorën aplikacione për komunikim në internet dhe përdorën fjalor të koduar për të shmangur zbulimin e tyre.

Anëtarët e grupit, për të arritur trafikimin e emigrantëve të huaj, përdorën tre mënyra të ndryshme të trafikimit:

-Mënyra e parë ishte trafiku ajror, i cili ishte mënyra më e zakonshme e transportit të të huajve në mënyrë të paligjshme. Konkretisht, ata u transportuan në aeroportin e Athinës, u pajisën me dokumente udhëtimi të falsifikuara dhe për të mashtruar autoritetet, madje lëshuan dy bileta ajrore për palën e interesuar. Një biletë ishte për vendin e zgjedhur prej tij në Evropë dhe tjetra për një qytet në Greqi, të cilën ai e tregoi gjatë kontrollit fillestar. Çmimi i transferimit në këtë mënyrë për person, varionte nga 4.500 deri në 10.000 euro .

-Mënyra e dytë e transportit të të huajve ishte nga Greqia në Itali, me traget. Anëtarët e organizatës u siguruan që personat e interesuar të hipnin në kontejnerë ose kamionë të cilët më pas do të hipnin në anije. Çmimi i transferimit, për person, varionte nga 600 në 3000 euro.

-Mënyra e tretë e transportit ishte me rrugë, përmes Shqipërisë, në vendet e tjera evropiane. Në këtë rast, pjesa kryesore e itinerarit bëhej nga automjetet (makina, taksi, autobusë), ndërsa kufijtë kaloheshin në këmbë, me qëllim shmangien e kontrolleve. Çmimi i transferimit, për person, ishte të paktën 4,000 euro.

Në të njëjtën kohë, anëtarët e organizatës në mënyrë që të reklamonin  transferimet e suksesshme të të huajve, pasi emigrantët shkonin në destinacion i kërkonin fotografi në mënyrë që të përzgjidheshin nga të huajt e tjerë.

Çfarë u sekuestrua 

Sipas Policisë, janë kryer kontrolle në 12 shtëpi dhe 6 dyqane , ndërsa janë konfiskuar: 1,613 pasaporta dhe ID të vendeve të huaja, shuma prej 13,605 euro, 42 telefona celularë, 4 vetura, makina dhe më shumë se 2.500 skedarë dixhitalë, dokumente identifikimi udhëtimi (pasaporta, ID).

Për më tepër, kontrollet u kryen në dy apartamente të vendosura në qendër të Athinës, ku ishin krijuar dy laboratorë për përgatitjen e dokumenteve të falsifikuara.

Shumica e anëtarëve të rrjetit janë me precedentë të mëparshëm penalë për vepra të ngjashme.

Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike të Athinës, shkruan protothema. /oranews