Qeveria miraton vendimin për punimet në Bazën Ajrore të NATO-s në Kuçovë

Projektvendimi që u miratua ishte propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes për projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura

Knid Ndrenika

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi tha në Tiranë se qeveria miratoi një vendim që i hap rrugë punimeve për bazën ajrore të NATO-s në Kuçovë.

Pas mbledhjes së qeverisë paraditen e kësaj të enjteje, ministri tha se vendimi i miratuar përfshin kuadrin rregullator ligjor.

“Bëhet fjalë për bazën ajrore të Kuçovës e cila me vendimin e sotëm kompleton kuadrin ligjor dhe i hap rrugën punimeve. në ditët e para të janarit do të vendosim gurin e parë në bazën taktike të NATO-s në Kuçovë”-tha ai.

Ministri theksoi gjithashtu se vendimi për punimet e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë pranë Beratit, është një lajm të mirë për Shqipërinë, Ballkanin dhe sigurinë kombëtare.

Projektvendimi që u miratua ishte propozuar i Ministrisë së Mbrojtjes për projektin më madhor në fushën e zhvillimit të infrastrukturës për Forcat tona të Armatosura.

Ndërkaq, zoti Peleshi kujtoi se shpronësimet e sipërfaqeve të trojeve, tokave ari apo të tjera, do të bëhet sipas vlerës së tregut dhe pa vonesa.

“Lajm i dyfishtë pozitiv për banorët e zonës përreth, dhjetëra mijëra euro investim. Është një lajm i mirë për gjithë rajonin, për sigurinë kombëtare sepse do të kemi një bazë ajrore taktike të NATO-s që do të thotë më shumë siguri”-tha ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Comment

*