Hapet Urgjenca në Tuz

Sot kryetari i Komunës së Tuzit, Z. Nik Gjeloshaj së bashku me ministrën e shëndetësisë, dr. Jelena Boroviniq Bojoviq dhe drejtorin e Urgjencës, dr. Vuk Nikoviq bënë hapjen zyrtare të Urgjencës në Tuz.

Ata inspektuan punimet që janë kryer në spitalin e Urgjencës si dhe takuan stafin mjekësor dhe infermierët.

Në fjalën e tij kryetari Gjeloshaj falënderoj drejtorin e Urgjencës dr. Nikoviq për ekspeditivitetin e treguar, ku prej takimit të parë u punua pa ndërprerë dhe falë mbështetjes nga ministrja e shëndetësisë, dr Boroviniq Boroviq ky projekt u realizua në kohë rekord. Ky lloj bashkëpunimi është shembull për të gjitha institucionet, por ajo që është me rëndësi është që qytetarët do të kenë shërbimet e munguara shëndetësorë, u shpreh mes të tjerash Gjeloshaj.

Ministrja e shëndetësisë znj. Boroviniq Bojoviq tha se ndihma e shpejtë është pjesë mjaft e rëndësishme e sistemit mjekësore i cili në përgjithësi ka qenë i lënë pas dore dhe pa kushte të nevojshme, andaj fokusi i reformës bazohet kryesisht te përmirësimi në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe hapjen e njësive të ndihmës së shpejtë në të gjitha komunat.

Kurse drejtori i Urgjencës Z. Nikoviq theksoj se qëllimi i punës së tij si drejtori i Urgjencës është që të ngre shërbimin e ndihmës së shpejtë në nivel të rajonit e pse jo edhe ti tejkalojë ato.

Komuna e Tuzit!

malesia.org

Comment

*