Haradinaj i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kurtit për takim

Prishtinë, 21 maj 2021 – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka konfirmuar se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për takim.

“Po. Kryetari Haradinaj do të takohet me Kryeministrin Kurti, në fillim të javës tjetër”, i ka thënë KOHËS zëdhënësi i AAK-së, Lulëzim Blakaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten u ka dërguar ftesa për takime të veçanta kryetarëve të tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës: Enver Hoxhajt të Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Zyra e kryeministrit ka njoftuar se takimet planifikohet të mbahen javën e ardhshme. Në njoftim thuhet se këto  takime “do të jenë në shërbim të bashkërendimit të spektrit politik për çështje me interes të Kosovës”.

Ndonëse nuk thuhet në njoftim, në takimet e Kurtit me krerët e partive opozitare pritet të diskutohet për dialogun me Serbinë.

Kurti ka deklaruar disa herë se aido të konsultohet me gjithë spektrin politik para se të rifillojëdialogu me Serbinë.

(r.m.)

Comment

*