Haradinaj kërkon praninë e amerikanëve në dialogun me Serbinë

Prishtinë, 25 maj 2021 – Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Hardinaj, ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti, që në dialogun Kosovë-m Serbi të marrë pjesë edhe një përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Haradinaj ka thënë se do të ishte me interes për Kosovën që Presidenti Joe Biden të emërojë një emisar përdialogun, sepse mungesa e prezencës së SHBA-së e ”prish balancin” e interesave të Kosovës.

“Ajo që po hetojmë është mungesa e prezencës së Shteteve të Bashkuara në dialog, mendojmë se kjo është situatë jo e mirë për Kosovën, e prish balancin e interesave të Kosovës në dialog. Do të ishte shumë me dobi një emisar, një i ngarkuar nga SHBA-ja, në këtë rast nga presidenti (amerikan) Joe Biden që të ngarkojë dikë që përfaqëson Amerikën në temën e dialogut”, ka thënë Haradinaj.

Kryetari i AAK-së e ka shprehur këtë qëndrim pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se Kurti e ka njoftuar Haradinajn për takimet që ka pasur me përfaqësues të Bashkimit Evropian në Bruksel dhe për përgatitjet për vazhdimin e dialogut me Serbinë.

Në takim kanëqenë tëpranishëm edhe zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, dhe nënkryetari i parë i AAK-së, Ardian Gjini.

Kryeministri Kurti i ka ftuar në takime të veçanta liderët e tri partive opozitare në Kuvendin e Kosovës, për të diskutuar lidhur me “bashkërendimin e veprimit të spektrit politik për çështje në interes të Kosovës”.

Ndonëse Kurti nuk e ka thënë, besohet se temëkryesore e takimeve do të jetë dialogu me Serbinë.

Për të mërkurën është paralajmëruar takimi i Kurtit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, e ka refuzuar ftesën e Kurtit për takim.

Në muajin qershor pritet të mbahet një takim mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Kurti ka deklaruar disa herë se ai nuk do të zhvillojë takimet në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, pa e konsultuar gjithë spektrin politik në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*