Hasan Prishtina është ADN-ja jonë shqirtërore e kombëtare!

Skender ASANI

Në kohën kur gjithë bota shqiptare sivjet kremton 150 vjetorin e lindjes dhe 90 vjetorin vdekjes së Hasan Prishtinës, vjen një iniciativë absurde e rektoratit të Universitetit të Prishtinës për t’ia hequr emrin “Hasan Prishtina” këtij universiteti. Kjo iniciativë do të konisedorohej naive, pot ë mos kishte brenda djallëzi, sepse synon të godas në shtyllat e kujtesës sonë kombëtare, duke shlyer nga shiriti i memories emrat e lavdishëm të historisë sonë kombëtare, siç ishte edhe Hasan Prishtina, roli dhe kontributi i të cilit ishte jetik në përgatitjen e platformës së Pavarësisë sonë kombëtare.

Propozuesit për ndryshimin emrit të Universiteti të Prishtinës “Hasan Prishtina”, sot u ballafaquan me një protestë intelektuale nga shumë pjesë të hapësirës sonë kombëtare dhe emërues i përbashkët i kësaj proteste ishte kundërshtimi ndaj çdo iniciative që Kosovës ia heq atributet e rrugëtimit  historik-kombëtar.

Emri i Hasan Prishtinës nuk personifikon vetëm një figurë të përveçme, por parasëgjithash determinon  një filozofi politike e cila shërbeu si frymëzim për breza të tërë veprimtarësh e patriotësh shqiptarë, që nga luftërat kaçake e deri te lufta e fundit e lavdishme UÇK-së, e cila solli edhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Jemi me fat që jetojmë në kohë e kësaj gjenerate çlirimtarësh që ndoqi rrugën e Hasan Prishtinës, prandaj na duken anakronike dhe antihistorike iniciativat që zhvendosin në mënyrë të dhunshme realitetet politike, duke e zëvendësuar kauzën kombëtare për shtendërtim të Hasan Prishtinës me ide shterpe e  kosmopolite që nuk kanë kurrfarë perspektive në truallin tonë.

Është një moment që udhëheqësi e Universitetit të Prishtinës duhej të sillej ndryshe, kur jemi në prag të 90 vjetorit të vdekjes dhe 150 vjetorit të lindjes së Hasan Prishtinës. Kryeministrin e Kosovës e paralajmërojmë se do të ketë manifestime që nga Kukësi e në mbarë trojet shqiptare. Në 150 vjetorin e lindjes së tij, në Shkup dhe gjithë Maqedoninë e Veriut do ketë manifestime ku do të përurohet edhe bulevardi në Shkup me emrin e Hasan Prishtinës. Në vend që rektori të shpalostë manifestime për Hasan Prishtinën, del me një ide të çoroditur për ta ndërruar emrin e Universitetit të Prishtinës. Hasan Prishtina nuk reshti për Kosovën dhe gjithë çështjen shqiptare. Pas vdekjes së tij, u vazhdua fryma e tij. Një propozim i tillë e shlyen historinë dhe Hasan Prishtina është shtylla kryesore e çështjes sonë kombëtare.

Hasan Prishtina është ADN ja jonë shpirtërore e kombëtare!

Prishtinë, 02. 05. 2023