HASHIM THAÇI DHE SHOKËT ETIJ TË UÇK PËRBALLË PSEUDO-DREJTËSISË  HAGIANE PËR AKUZAT E HARTUAR NË BEOGRAD

Reagim i Shoqatës të Veteranve të Luftës së UÇK-së Tiranë

        Kosova u çlirua nga rregjimi kolonial i Beogradit nacionalist në 21 Qershor 1999, por Serbia  nuk do të heqë kurrë dorë nga lufta, për tu rikthyer një ditë përsëri në Kosovë. Kjo është motoja unikale e shtetit, kombit dhe popullit të indoktrinuar Serb, që edhe pse bota u ka hapur dyert për tu rinovuar, ata të gjëndur brënda teorisë marramëndëse çubrilloviçiane, vazhdojnë të punojnë për Serbinë e Madhe. Lufta vrastare e iniciuar prej tyre në vitet 1997-1999, dhe pse në fillimet e sajë, nuk u kuptua dhe trajtua sa e si duhet nga bota politike, në vazhdimësinë e vet me ndërhyrjen e SHBA, bindi OKB-ra dhe Bashkësinë Europiane, për drejtësinë e Shqiptarve në luftë për liri e pavarësi kombëtare. Kosova hap pas hapi gjeti veten, por lufta ashtu si nisi, për Serbët dhe Serbinë nuk ka të sosur, sepse ajo dhe sot e kësaj dite, vazhdon të zhvillohet, në forma e mënyra  të padukëshme. 

       Kjo duket fare qartë në ditët e sotme, ku furia e luftës propagandistike e Beogradit, është përhapur e po zhvillohet me të gjithë forcën e mediave vizive, internetit e shtypit ditor, jo vetëm në Beograd e Prishtinë, por dhe në gjithë Europën e krejt Botën. Në fokusin e objektivit të tyre tani për tani janë vënë e po akuzohen ish drejtuesit e UÇK-ës, me të vetmin qëllim e synim politik, për të goditur më vonë krejt UÇK-ës “si forcë që shkaktoi konflikt etnik”. Zhurma mediatike që po vazhdohet dhe në ditët e sotme, drejtohet nga vetë Beogradi nëpërmjet agjentëve të tij në Kosovë e Serbofilëve të kudondodhur nëpër Europë e Botë. Nuk u ngopën me arrestimin e burgosjen disa herë me radhë, të Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj, Sami Lustakut, Sulejman  Selimit, Rustem Mustafës. por pas tyre futën pas hekurave Komandantin UÇK-ës Azem Syla, patriotin e thjeshtë, trim dhe të vendosur deri në sakrificën sublime të jetës, për realizimin qëllimit strategjik, çlirimin e Kosovës nga vargojtë e hekurt koloniale Serbë. U Akuzuan drejtuesit e mësipërm të UÇK-ës me sajesa të paqëna e monstruoze, vetëm që nëpërmjet skenarëve të hartuara nga vetë Serbët në Beograd, të njollosin sa më shumë UÇK-ës, në mënyrën më tinzare, për të përgatitur për më vonë, terrenin për të sulmuar e denigruar veprën e sajë madhore si Ushtri Çlirimtare.

       Reagimi ynë i drejtohet parlamenteve të dy Shteteve Shqiptare Kosovë e Shqipëri, që të ndërhyjnë në rrugë diplomatike, politike, juridike, morale e njerzore, për të ndalur dorën gjakatare të fshehtë e të maskuar të Serbisë që vepron në Kosovë, Europë e Botë, në rrugë, forma e mënyra të padukëshme, duke akuzuar drejtuesit e UÇK-ës nëpërmjet keqëinterprentimit të drejtimit të luftës së UÇK-ës nga ana e tyre. Ligësia e pangopur e tyre për të deformuar e transformuar luftën e UÇK-ës, shkon dhe më tej në pas luftën e Kosovës, ku Serbia e padukëshme në bashkëpunim të ngushtë me një pjesë të Europës reaksionare e shitur si Juda për pesë aspra te Beogradi, akuzojnë udhëheqësit dhe drejtuesit e UÇK-ës për vrasje politike të njerzëve të pafajshëm, duke i etiketuar këto vrasje si likuidim hesapesh me kundështarët e luftës e të pas luftës. Kjo veprimtari agresive e pamoralëshme dhe antiligjore është sa e turpëshme aq dhe kriminale, sepse nëpërmjet rrufjanizmit politik të Serbve dhe Filiolëve Evropianë, në këto vite të pas luftës ka dalë në dukje e po zhvillohet ndaj tyre një terror psikologjik i paparë, që nga koha e nazizmit hitlerian. I theksojmë të gjitha këto, sepse nga e gjithë Bota, Evropa e nga dy Shtetet tona Shqiptare, trumbetohet me të madhe për liri, pavarësi e demokraci, por në fakt asnjë nga këto nuk po e shhohim e jo më të shijojmë në realitet. Në të gjithë botën flitet për liri pavarësi e demokraci, në përputhje me të drejtat e Deklaratës të Kombeve të Sanfranciskos e Kartës së Helsinkit për Drejtat e Njeriut, por propaganda për ato dy dokumente bazë për njerzimin, figuron vetëm në letër, sepse realiteti që po ndodh nëpër Botë kundër UÇK-ës, drejtuesve e luftëtarve të sajë, po vërteton përditë e më shumë, se ky realitet jo vetëm që është  hidhur, por po bëhet shkak, që kjo ushtri të ngrihet përsëri në një luftë përfundimtare, jo vetëm për mbrojtjen e të drejtave të sajë, por pse jo edhe për të zbatuar ato dokumente bazë për krejt njerzimin.  

     I theksuam këto mendime të studjuara e të analizuara hollësishtë dhe imtësishtë, mbështetur në disa veprime të turpëshme e të pamoralëshme, të kundërligjëshme e kriminale, që kanë ndodhur pas shpalljes pavarësisë të Kosovës, kundër ish Udhëhëheqësit 29 vjeçar Politik të UÇK-ës në luftë e Rrambuje, Hashim Thaçi më pas kryetar i PDK, Kryeministër e President i Republikës së Kosovës, që lufta e rriti, forcoi, trimëroi dhe poqi politikisht, për të realizuar ëndrrën hitorike të popullit Shqipëtar të Kosovës. Arrestimi i Hashim Thaçit në detyrën e Presidentit i Kosovës, ishte dhe mbeti njolla kriminale më e errët e Hagës obskurantiste, ku mbinë e u zhdukën përmes politikës juridike mistorioze prokurorë rracistë si Karla Del Ponte, që tentoi të akuzojë e dënojë luftëtar e drejtues të UÇK-ës, por që pas dështimit e pensionuan pa i hyrë gjëmbë në këmbë. U zhduk por në fakt edhe jo, sepse e la litarin jashtë gropës së hapur me një libër kujtimesh, ku nxiu luftën çlirimtare të Kosovës e drejtimin e sajë nga ana udhëheqësit politik, drejtues e komandues. Plasi tullumbacja helmuese e Karla Del Ponte, por helmi që u përhapë, e mblodhi Dik Marty Eurodeputeti psikopat, çuditërisht një Zviceran tjetër bashkëkombas i racistes antishqiptare Karl Del Ponte, helm tepër i rrezikshëm jo vetëm për Shqiptarët, por për krejt njerzimin, që ka gati dy vjet që po e përdorë një prokuror tjetër i kategorisë të Karla Del Ponte. E theksojmë prokurorin aktual si kategori të Karla Del Pontes, sepse akuzat që ka hedhur në tregun e drejtësisë Hagiane, prokurori akuzues  kundër liderit të UÇK-ës Hashim Thaçi e shokëve të tij në Hagë, janë vazhdimësi të Prokurores Karla Del Ponde, e të Eurodeputetit të sëmur psiqik Dik Marty, të sajuar e gatuar në Beograd nga Sherbimi Sekret Serbë, për të akuzuar viktimën e mbrojtur kriminelin vrastar të tipit hitlerian.

     Shoqata e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë, mund të kishte dalë më parë me këtë reagim, por si gjithmonë, nisur nga parimi i mënçur i popullit Shqiptar “Matë 7 here e pritë një herë”, pasi studjoi e analizoi hapin juridik të Prokurorit aktual vazhdues i rracistes Karla Del Ponte të kantonit Frances në Zvicër, i hedhur në muajin Nëntor 2020 për arrestimin e Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Nasim Haradinaj, Sali Mustafa e Hysni Gucati dhe akuzimi i tyre të gatuar në guzhinën Çubrilloviçiane të Beogradit vrastar të mbi 1250 000 Shqiptarëve, që nga koha e tyre si pushtues në Ballkan, doli në konkluzionin përfundimtar se:

 1-Këto akuza janë shpifje të qëllimëshme politike, mbi bazën e të cilave, Beogradi pasi rekrutoi e bleu në tregun grotesk politik ish Prokuroren Zvicerane Karla Del Ponte, që dhe pse u tërhoq, testamentin e la trashëgimi Eurodeputetit psikopat po Zviceran Dik Marti, i cili është vërtetuar me dokumente real i rekrutuar nga spiunazhi Rus në funksion të Beogradit, veprim ky të cilin e ka përhapur shtypi Frances e gjëndet në ditët e sotme në rrjetet sociale.

2-Zotin Prokuror dhe Gjykatësin që drejtojnë proçesin kundër Hashim Thaçit e shokve të tijë të UÇK-ës në Hagën e Mbretërisë Holandeze, do e sqarojmë me imtësi dhe hollësisht me disa parime kryesore të zhvillimit të luftrave si fenomene tepër të vështirë e të koklavitur, por dhe pse me këto probleme të rënduara, brënda këtij fenomeni ka arsyetim e llogjikë argumentuese  për të drejtën, realitetin, ligjin kombëtar e ndërkombëtar mbi bazën e të cilave udhëhiqen e zhvillohen këto luftra. I theksuam këto sepse UÇK-ës i ka zbatuar pa asnjë hezitim kërkesat e Kartës të Sanfranciskos, Aktit Final të Helsinkit dhe Konventave të Gjenevës për zhvillimin e luftarave, sepse luftëtarët e sajë janë udhëhequr me një kod didiplinor luftarak brënda të cilit u përfshinë kërkesat e dokumenteve të mësipërme.

3- Lufta që u zhvillua në Kosovë është plotësisht e drejtë e parimore, se ata që sulmuan Shqipëtarët e Kosovës, ishin Serbët e ardhur nga Beogradi, e nuk shkuan Shqiptarët për të sulmuar Serbinë. UÇK-ës nuk terrorrizoi, torturoi, përdhunoi, dogji, vrau, masakroi dhe për më tepër nuk dëboi nga vendbanimi  etnik mbi një milion njerës, por ishte Serbia ajo që kreu këto krime. 

4- Akuzat që kini ngritur kundër Hashim Thaçit e shokve të tijë të UÇK-ës në Hagë, i kini keqinterpretuar për luftën dhe pas luftën në mënyrë të qëllimëshme, për të akuzuar viktimën e shfajësuar kriminelin vrasës. Lufta në Kosovë u zhvillua në disa forma e mënyra. Nisi me luftë Guerile, u pasua me luftë partizane me front e pa front dhe në fund u kurorëzua me luftën ballë për ballë me Front të rregullt në Koshare e Pashtrik. Pas marrëveshjes së Kumanovës dikush pretendon se përfundoi lufta, por ne theksojmë se formave të mësipërme të zhvillimit të luftrave në ditët e sotme, i shtohet dhe lufta e fshehtë, të cilën Serbia e ka zhvilluar dhe po e vazhdon me agjenturën e vetë në Kosovë, veprim të cilin e ka deklaruar vetë Millosheviçi në Hagë “Se Forcat Ushtarake të RFJ, u larguan nga Kosova, por atje në kemi 50 mijë agjentë të UDB si forcë elitë që të sigurojnë kthimin tonë në Kosovë”.

5-Ju akuzoni Hashim Thaçin dhe shokët e tijë të UÇK-ës në Hagë, se kanë vrarë njerës të pafajshëm në pas luftë, por atë pas luftë fillimisht e për disa vite  e drejtoi misioni i OKB e jo Udhëheqësit e Drejtuesit e UÇK-ës, ku agjenturat Serbe e Filo Serbe bënë dasmë, se OKB i mbështeste duke bërë një sy qorrë e një vesh shurdhë, ndihmuan për ëndrën e kthimit të Serbëve në Kosovë.  E pyesim Prokurorin dhe Gjykatësin në Hagë, se luftëtarët e drejtuesit e UÇK-ës gjatë kësaj periudhe duhet të rrinin mbyllur nëpër shtëpitë e tyre e të mos dilnin nga banesa, se ata i dorëzuan armët ndërsa resurset e UDB ishin armatosur deri në dhëmbë. Zoti Prokuror edhe ti Zoti Gjykatës nuk keni jetuar në Kosovë pas çlirimit të sajë, por në Zybi-Patok, Çikllavicë, Graçanicë e tokat të tjera të zaptuara forcërisht gjatë pushtimit, në çdo dritare ka patur vetëm tyta armësh. Mos kujtoni se nuk i kanë dhe sot ato armë. I kanë por kush të lejon që ti kontrollosh Serbët?

6-Në Hagë propagandohet se ushtrohet drejtësi, por  në të vërtetë shkelet me dy këmbët drejtësia që ju propgandoni. Po e argumentjmë pretendimin tonë. Keni deklaruar për 93 dëshmimtarë, që mund të dëshmojnë në çdo kohë, për krimet që akuzohet Hashim Thaçi e shokët e tij të UÇK-ës në Hagë, por ata i fshihni nga ballafaqimi me ata që akuzoni dhe ndaj opinionit publik Shqiptar e atij botëror. Por a e dini ju se ata 93 dëshmimtarë janë pjesë e atij formacioni që deklaroi Millosheviçi në Hagë dhe ju i mbroni, se ata ju a kanë kërkuar këtë mbrojtje nga që e njohin veten se kush janë e kujt i shërbejnë. Ky është një krim i njëjtë me atë që kanë bërë Serbët në kohën luftës në Kosovë, sepse ju po mbroni krimin Serb me Kriminelët e rekrutuar nga vetë Beogradi. Ky nuk është turp, por krim i rëndë politik. Doni apo nuk doni ju, kjo është një e vërtetë e dukëshme e vërtetuar.

7-E përjashtuat ish Jugosllavine e asaj kohe nga OKB, për masakrat në Vukovar e Serbrenicë dhe sa filluan masakrat në Kosovë kundër Shqiptarve, e pranuat menjëherë në OKB. Këtë quani drejtësi ju në Hagë? Ky është rracizëm bile me brirë  sa të një dreri.

8- Në përfundim të luftës së dytë botërore, u organizua Gjykata e Nurebergut, ku u dënuan krimet dhe kriminelët hitleriane, ndërsa pas përfundimit të luftës në ish Jugosllavi, u bënë disa dënime glorifikues, sa për ti hedhur hi syve njerëzimit e për të krijuar mjegullnajë. Për të keqen tuaj po bëni të kundërtën, po akuzoni viktimën, sepse janë Shqiptarë, popull të cilin e keni vrarë e sakatuar në shekuj, për të mbushur xhepat tuaj o njerz të pa ngopur.

9-Po akuzoni  Hashim Thaçin dhe shokët e tijë të UÇK-ës, që i kini mbyllur pas hekurave në Hagë me akuza për krime gjatë dhe pas luftës, identike me ato që propagandonë vetë Beogradi. Por a nuk ishit ju ata që i lavdëruat në shtypin ditor  e TV tuaj gjatë luftës e pas luftë, për drejtësinë e zbatuar prej tyre gjatë asaj kohe? Shfletoni arshivën gazetareske dhe atë vizive dhe do ballafaqoheni me atë realitet që nuk mund të mohohet. Lexoni deklarimin e Presidentit të SHB Joe Biden që e cilëson Hashim Thaçin “Xhorxh Uashingtoni i Kosovës”. Mos haroni kujtimet e Madllen Ollbrajt, e shumë politikanve të tjerë Europianë e Botërorë, të cilët dashur ose pa dashur paraqitën para opinionit publik botëror realitetin e asaj lufte e paslufte, ku mbizotëroi veprimi i matur i çdo drejtuesi e luftëtari të UÇK-ës.

10-Luftëtarët e UÇK-ës të ardhur në atë luftë çlirimtare nga Trungu Amë Shqipëria me vullnetin e tyre patriotik, të inkuadruar tani në Shoqatën e Veteranve të Luftës së UÇK-ës Tiranë dhe pse janë shumë të indinjuar për atë krim politik që po zbatohet nga padrejtësia botërore në Hagë, ju rekomandojmë që për ushtruar drejtësinë e vërtetë, duhet të njihni më thellë luftën dhe pasluftën e popullit Shqipëtar në Kosovë. Për këtë duhet të lexoni e studjoni arshivën e asaj lufte, rrëfimet rrënqethëse të masakruarve barbarisht të atij populli që i vuajti vetë dhe librin “LUFTA E PËRBASHKËT”, ku pasqyrohet e vërteta e zhvillimit të asaj lufte dhe krimet monstuoze që u bënë nga Serbët si popull e Serbia si shtetë, ditën në diell në sytë e kësaj Europe që pretendon bashkim demokratik brënda vetes, në një kohë që më parë duhet të bashkojë Shqipërinë e Shqiptarët e coptuar nga vetë kjo Europë mëkatare.    

    Zotërinj drejtues të Drejtësisë në Hagë! Shoqata e veteranve të UÇK-ës në Tiranë, ju bënë thirrje që të ushtroni drejtësi në rastin konkret për udhheqësit e drejtuesit e UÇK-ës që kini mbyllur pas hekurave padrejtësisht aty në Hagë Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi,Nasim Haradinnaj, Sali Mustafa e Hysen Gucati, sepse ata janë ndërgjegja, nderi dhe krenaria  e kombit Shqiptar dhe duhen rrespektuar si të tillë. Këta janë ata trima që në jetë jetëve do të quhen luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjestar të epokës së lavdishme të sajë. Kjo ishte lufta e tyre, që duke qënë në rradhët e asaj ushtrije, bashkë me gjithë luftëtarët e tjerë, i dhanë një emër të madh, jo vetem vetes, por gjithë Shqiptarve të kudo ndodhur, brënda e jashtë kufijve natyral të Shqipëris reale e historike.         

                              I autorizuar nga Kryesia e SHVL të UÇK-ës Tiranë

                                                              K R Y ET A R I

                                                                Spiro Butka