Haxhinasto: Shitja e “Albpetrolit” ende nuk ka dështuar

-Ekspertët e ekonomisë, kanë vlerësuar që duhet të bëhet një rishikim (rivlerësim) i procesit të privatizimit të “Albpetrolit”, por pas zgjedhjeve, në mënyrë që të mos përdoret politikisht gjatë fushatës. Si e komentoni?

-Edmond Haxhinasto: “Sigurisht, që janë komente politike dhe ekspertësh (ekspertët janë të shumtë sot)… Është e rëndësishme që të bëhet një trajtim ligjor i kësaj çështjeje. Të shihet nëse është vepruar drejt dhe në përputhje me ligjin përsa i takon privatizimit të “Albpetrolit” dhe sigurisht pastaj ekspertët mund të shprehin vullnetet e tyre dhe idetë e tyre. Por, gjithçka ka si pikë reference procedurat ligjore që ka ky vend”.

 

-A mund të quhet “i dështuar” procesi i privatizimit të “Albpetrolit”? Sa gjasa ka që të realizohet këtë vit?

-Edmond Haxhinasto: “Mendoj se ky proces do të quhet “i dështuar” kur komisioni përkatës të thotë që “ky proces është “i dështuar”. Komisioni ende nuk e ka marrë një vendim të tillë. Ai është duke shqyrtuar mundësinë (pra komisioni), është duke shqyrtuar të gjithë rrugët dhe po bën të gjithë veprimet e nevojshme ligjore për të marrë garancinë e ofertës së ofertuesit të parë, fituesit të parë. Dhe, më pas do të marrë një vendim nëse do të vazhdojë me shqyrtimin e ofertës së dytë më të mirë. Nëse do të vendosë që të mos e shqyrtojë atë, atëherë mund të themi që procesi është “i dështuar”.

 

-A ka ofertues të dytë, të tretë apo të katërt?

-Edmond Haxhinasto: “Patjetër! Këto janë bërë publike dhe janë publike”.

 

-Sa kanë qenë kompanitë që kanë shfaqur interes, përveç “Vetro Energy”?

-Edmond Haxhinasto: “Në dijeninë time janë edhe dy kompani të tjera, të cilat kanë pasur oferta të vlefshme dhe që janë në rresht”.

 

-Nëse do t’i krahasonit me 850 milionët që u ofruan nga “Vetro Energy”? Sa më pak janë?

-Edmond Haxhinasto: “Oferta e dytë më e mirë në dijeninë time është rreth 296 milionë euro”.

 

-Zoti ministër, duke folur për prioritetet e këtij viti që jemi aktualisht. Cilat janë ato pikat kryesore që patjetër do të realizohen këtë vit?

-Edmond Haxhinasto: “Patjetër që edhe ky vit do të ketë një vazhdimësi në realizimin e prioriteteve që unë përmenda në sektorët tanë strategjikë, siç është energjia, siç është sektori minerar, siç është prodhimi i vendit. Pra, zhvillimi dhe mbështetja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. Sigurisht që ky është një vit zgjedhor dhe do të ketë një do të thoja, një impuls tjetër, ose një dinamikë tjetër në realizimin e këtyre prioriteteve”…

 

-Pozitiv?

-Edmond Haxhinasto: “… Unë uroj, unë besoj që të mos ketë asnjë efekt negativ në realizmin e këtyre objektivave, pasi vazhdimësia e ekonomisë, vazhdimësia e rritjes së sektorëve veçanërisht të atyre që janë strategjikë, duhet të ndodhë pa asnjë impakt apo ngarkesë qoftë edhe nga zhvillimet elektorale. Për t’i përmendur edhë njëherë.

 

Comment

*