Haxhiu: Vettingu në Drejtësi pritet të fillojë më së largu në fund të korrikut

Prishtinë, 19 qershor 2022 – Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes profilit të saj në Instagram, u është përgjigjur pyetjeve të qytetarëve.

Duke u përgjigjur  në pyetjen se kur pritet të fillojë procesi i vettingut, ajo ka thënë seky proces do të fillojë nga fundi i korrikut.

“Rregullorja për punën e Qeverisë na obligon që amandamentet kushtetuese t’i vendosim në konsultime. Posa të përmbyllen këto konsultime lidhur me amendamentet kushtetuese, ne do t’i përcjellim të njëjtët në Kuvend për diskutim dhe votim. Më së largu deri në muajin korrik”, ka thënë ministrja Haxhiu.

E pyetur se sa do të zgjasë procesi i vettingut, ajo ka thënë se ky process pritet tëzgjasë5 vjet.

“E rëndësishme është që procesi të jetë sa më mirë i përgatitur. Bazuar në praktikat e vendeve tjera, ky proces ka zgjatur më shumë se 5 vite. Ne do ta organizojmë në atë mënyrë që të jetë sa më lehtë i zbatueshëm”, ka shkruar ajo.

Ministrja Haxhiu ka thënë vettingu do të nisë nga krerët e institucioneve të drejtësisë. Ajo ka paralajmëruar edhe verifikimin e listave të veteranëve të UÇK-së, numri i të cilëve vlerësohet të jetë tri here më i lartë se numri real.

“Do të ketë verifikim të listave të veteranëve. Ata nëse nuk tërhiqen, duhet të largohen nga lista, sepse është dëm i madh i së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Të shtunën, ministrja Haxhiu, bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ka thënë se Komisioni i Venecias i ka hapur rrugë fillimit të procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë dhe Themelimit të Byrosë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Vettingu në sistemin e drejtësisë ka për qëllim rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, me qëllim ngritjen profesionale të tyre, luftimin e korrupsionit dhe shmangien e ndikimit të krimit të organizuar, të politikës dhe të elementëve tjerë të paligjshëm në dhënien e drejtësisë.

(r.m.)

Comment

*