Historia e panjohur e familjes Gjonlekaj, nga Malësia, që në një moment kritik, para 35 vjetësh, shpëtoi gazetën “Dielli”, të Bostonit

Nga Beqir SINA – New York 

Historia e  familjes Gjonlekaj nga Malësia – ku dy bijtë e saj, Gjeka dhe Luca, së bashku me dy motrat dhe prindërit – 51 vjetë më parë erdhën dhe u vendosën në Amerikë, është histori  krenarie e këtyre malësorve, që për arsye të kushteve ekonomike jo të favorshme, për një jetë më të mirë u detyruan ta lanë vendin e tyre, duke emigruar në Shtetet e Bashkuara.  

Gjatë kësaj periudhe gjysmë shekulli në emigrim, përveçse kontributit në të holla,( kontribute të mëdha edhe për institucione dhe aktivitete kulturore), ata u dalluan edhe me pjesmarrjen e tyre në veprimtarit për çështjen kombëtare.

Familja  Gjonlekaj, listohet me kontributin në të holla e dhururar me pothuajse 900.000 dollarë (nëndqindmijë dollarë) nga kursimet e tyre personale, që pjesa e Lucës, vetanake në këtë shumë, është pothuajse 300.000 (treqind mijë dollarë). Ata dhanë për Kishën shqiptare në New York, për Kishën e Tuzit dhe Katedralen “Nëna Tereze” në Prishtinë, dhe për kishën e vendlindjes në Triesh dhe atë në Korite.  Familja Gjonlekaj, ka dhënë  kontribut të dukshëm edhe për Katedralen e Tivarit dhe për Funeralin e Malësisë në Tuz. Dhe, ai kontributi që ka mbetur disi i harruar( themë kështu pasi shumë pak, ose as pak, nuk i përmendet fakti, se vëllezërit Gjonlekaj,nga Malësia -Trieshi, në një moment kritik para 35 vjetëve, ishin ata që e “shpëtuan”nga mbyllja gazetën më të vjetër shqiptare, Gazetën “Dielli” në SHBA, me 12 mijë dollar në 1986, të dhuruara. 

Në seminarin në 100, dhe 110 vjetorin e “Diellit” , në New York, u tha se për një shekull të ekzistimit të tij, “Dielli”, kaloi nëpër shumë vështirësi materiale e probleme të tjera të llojeve të ndryshme (deri te çështjet politike), por nuk u përmend që disa kohë ishin dollarët e tyre (vëllezërve Gjonlekaj, Gjeka dhe Luca) ato që nuk e lanë të mbyllej fare Gazeta Dielli.  Dhe, ashtu pothuajse, shumë pak, ose aspak, gjatë kumetsave të përvjetorve të “Diellit”, ose fjalimeve të ceremonive,hulumtimet e studimet, shkrimeve,  e tjerë që lidhen me këtë Gazetë, që ka histori të gjatë në diasporën shqiptare në Amerikë, nuk kam arritur t’a kuptoj, përse nuk përmendet ashtu siç e meriton të përmendet shembulli i lartë i vëllezërve Luc dhe Gjek Gjonlekaj, të cilët me ndihmën që i dhanë kësaj gazete ne vitin 1986 , e nxorën nga kriza, që ishte buzë mbylljes, atehere pikërisht për shkaqe financiare.  Lidhur me këtë akt shembëllues, të këtyre dy vëllezërve nga Malësia, mbasi Dielli nisi të dalë për shqiptarët e Amerikës, fill mbasi ajo vazhdonte të botohej, edhe editor, gazetar, studiues, dhe autorë të ndryshëm në historinë e Vatrës e të Diellit, të pasndihmës, e kanë permendur dhe kanë shkruar, madje edhe në gazetat e kohës, dhe radiot, është folur nëpër tubime, por që dekadën e fundit për çudi ky kontribut i dy vëllezërve nga Malësia , në SHBA, është “zvenitur” fare, pa i dhënë vendin që meritonin në daljen e gazetës, edhe në momentet më kritike. 

Në përfundim dëshiroj të theksoj se ashtu siç u përmend edhe në Seminarin mbi 100 vjetorin e gazetës Dielli , duhet theksuar në daljen e gazetës, Dielli, 2, apo tre herë, në vit, deri në 5/6 herë, dalja e kësaj gazete prej nga dita e pare, është një reflektim i cili përbën edhe një rikujtesë se, pavarësisht nga ngadalësimet që skeptikët i shohin si ndalesa, Federata Vatra me gazetën e saj Dielli, për 109 vjet ( gazeta më jetgjatë edhe në botë) kanë ditur për të gjetur forca, për ta vazhduar misionin e përcaktuar nga idealistët e rilindësit shqiptarë të shekullit të kaluar, ata që ekrijuan dhe na e trashëguan këtë gazetë me emrin Dielli, si Fan Noli, Faik Konica, Kristo Kirka, Sotir Pecin, Koço Kotën, Elio Tromarën e Kristo Floqin.  Madje, që të na tregonin se “aq sa shuhet Dielli, aq edhe mund të “shuhet” gazeta e shqiptarve të Amerikës, Dielli”……. 

Largimi nga Malësia – në 1970-ën  

“U larguam nga vendlindja më shumë për shkaqe ekonomike, se për diçka tjetër, ngase ne ishim një famlje fshatare, që nuk ishim aktiv në çështje politike”. Luc Gjonlekaj,  ishte larguar  nga vendlindja, e tij  në vitin 1970, së bashku me anëtarët e tjerë të familjes dhe ishte vendosur më parë në Italy, në qytetin  Dragona,afër Romês, ku qëndruan 8 muaj, deri sa fituan të drjetën për ardhur në Amerikë. 

“Edhe, në mërgim vazhduam pak a shumë rrugën e të parëve, rrugën e punës dhe të kujdesit siç ishte në traditën tonë.” Lucë Gjonlekaj – ishte pjesmarrës aktiv nëpër demostrata,duke ju bashkëngjitë me nacionalistët e njohur shqiptar, sidomos atyre demostratave të pas viteve 81’.  Angazhimi i Lucë Gjonlekaj – pas viteve ’70-të, për të kontribuar dhe ndihmuar çështjes shqiptare ishte shume i dukshem   Bashkëngjitja e tij krah nacionalistëve, veprimtarëve të shquar të çështjes kombëtare në Diasporë, përkatësisht demostratat për lirinë e pavarësinë e Kosovës, lirinë e të drejtat e shqiptarve në trojet shqiptare të okupuara, dhe pjesmarrja e tij në demostratat për rrëzimin e regjimit komunist të Enver Hoxhës. 

“Në 1973, jam njohur me Gazetën Dielli që vinte në New Jork, nga Bostoni. Aktivitetin, patriotik me pjesëmarrjen tonë nëpër demostrata, e filluam në 80’ dhe ato kulmuan në 81’. Demostrata këto që po organizoheshin dhe udhëhiqeshin nga të arratisurit nga Shqipëria, dhe Jugosllavia, nacionalistët e shquar shqiptar në Diasporë. Demostratat bëheshin që të ngrenin zërin dhe sensabilizonin Amerikën dhe Europën, për Kosovën dhe Shqipërin, lirinë e të drejtat e shqiptarve, në Luginën e Preshevës, Çamërinë, Mal të zi, dhe Maqedoni.” tregon Lucë Gjonlekaj.  Ai na tregon se në vitet 80’, kishte filluar të merrte libra të ndryshëm nga Shqipëria, kryesisht nga gjuha, letërsia,historia dhe kultura shqiptare: “ Vëllau im ishte abonuar në shumë revista kulturore të Shqipërisë, dhe ata botonin shkrime për librat më të mirë të asaj kohe, që nuk kishin asnjë lidhje me politikën e tyre komuniste. Shqiptarët e Amerikës, ishin shumë të interesuar për ato vepra kulturore dhe me kërkonin kopje për bibliotekat e tyre, kështu fillova  importimin e shumë botimeve nga Shqipëria.”  

Lucë Gjonlekaj : “Shpërdarja e këtyre librave ishte punë e vështirë dhe fitimi shumë i vogël, por pas pak kohe përhapja e librit shqip në Amerikë m’u bë pasion.”   

Ai tregon se në atë kohë shqiptaro-amerikanët ishin shumë të intersuar për botime në gjuhën shqipe: “Në atë kohë në Shqipëri ishin botuar vepra të medha të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare. Në Shqipëri ishin botuar komplete të disa shkrimtarëve më të njohur botëror. Shqipëria botonte veprat më serioze të autorëve kombëtarë e ndërkombëtarë. Madje, kam pas kërkesa edhe nga shqiptarët e Australisë, për librat.  Disa herë kam pas edhe probleme me shtëpitë botuese të Tiranës ngase ata dërgonin libra me përmbajtje komuniste, dhe marksiste-leniniste, që shumica e shqiptaro-amerikanëve nuk i donin këto vepra”.   

Kur erdha në Amerikë, gjeta nacionalistët shqiptar dhe klerikët e njohur shqiptar, arratisur nga Shqipëria, dhe ikur nga Jugosllavia   

“Kemi nisur me veprimtarit kombëtare, demonstrata e 81, që shpërthyen në Kosovë, dhe u shpërndan nëpër diasporë, Europë, Australi dhe në Amerikë, ku qendrat e tyre ishin në New York përpara OKB-s,në Detroit, Çikago, Uashington, para Shtëpisë së Bardhë, Capitol Hill, dhe ambasadës së Jugosllavisë, deri sa në vitin 1999, duke ju bashkuar shqiptarve nga e gjithë diaspora, (Europa, Australia,SHBA) bile edhe në Rambouillet (Francë), ishim për të marr pjesë në demostratën kur po firmosej Marrëveshja e Rambujes. Një demostratë kjo më e madhe në historinë e diasporës shqiptare nëpër botë, ku ishin më shumë se 40,000 shqiptar në protest” tregon Lucë Gjonlekaj    

Po ashtu ai tregon se gjatë demostratave kundra Jugosllavisë, në New York, Detroit, Çikago, Uashington, para Shtëpisë së Bardhë, Capitol Hill, dhe para ambasadës së Jugosllavisë, shqiptarët që kishin lënë familjet e tyre në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e Luginën e Preshevës, përndiqeshin, kërcënoheshin e shantazhoheshin me fotografi dhe filmime që bëheshin nga agjentët e tyre në SHBA. “Në ato demonstrata  kemi djeg flamurin e Jugosllavisë në protestat në Detroit, Chicago dhe New Jork. Kur shikonim për-rreth nesh njerëz të dyshimt që na fotografonin ose na filmonin, u a kemi thyer kamerat (aparatet fotografike), dhe makinat e atyre që dalloheshin se ishin UDB-ash, dhe që vinin edhe në demonstratat për me na spiunuar.

“Në mesin e viteve 80’ Jugosllavia ekspozonte çdo vit veturën qesharake FIQO, në panairet amerikane të makinave. Ata kishin gjetur Detroitn si qytetin më të mirë për këtë propagandë ekonomike. Por malësorët shqiptarë, anti-jugosllav protestonin ashpër kundër kësaj propaganda industriale. Madje, disa prej nesh iu vërsulem asaj veture, duke e shkatrruar, deri sa në fund edhe e dogjëm. Disa malësorë nga Malësia u vërsulen si të çmendur kundër nesh dhe aty shpërtheu një përleshje fizike, por për atë “përleshje” ndërhyri policia e qytetit.  Kjo ngjarje fatëkeqe u bë lajmi kryesor i kanaleve televizive amerikane në Detroit. Ne nuk e prisnim se disa malesorët tone, do të rrahen me ne për interesat e regjimit jugosllavë. Nje herë tjetër gjatë një demonstrate në New York, agjentët jugosllavë që gjoja ishin fotoreporterë, po fotografonin demonstratën tonë. Unë dhe Nua Paloka Camaj, u vërsulem kundër tyre, dhe ua morem camerat(aparatet fotografike) dhe ua thyem, duke ua hedhur për tokë. Edhe, aty ndërhyri policia dhe më në fund ata i morën aparatetet e tyre fotografike, por të thyera e të bëra cop – cop. Dy ditë më vone ata ishin në njërin prej stacioneve të trenave, ku unë po prosnja trenin tim, të shkoja në  punë. Ata pashë se bënë me dorë, duke thënë se ky është ai që na sulmoi pardje, në demonstratë. Unë hyra në trenin tim, dhe u largova pa asnjë veprim tjetër”.  

“Ne kemi qenë të njohur si anti-Jugosllav dhe anti-communistë në Shqipëri. Na kan quajtur tradhtar….. dhe armiq të popullit, pavarësisht se ne donim vendlindjen tone, dhe e kemi ndimuar gjithmonë vendin tonë. Unë dhe as vellau im Gjeka, nuk kemi mujtë me u kythue në vendin tonë për 25 vjet. Mbasi, në fakt, ne e kemi ditur se në listen e sigurimit të Beogradit edhe Tiranës, e kemi pas emrin së bashku me qindra shqiptar të tjer, që ishim anti-Jugosllavë dhe anti-komunistë”.  

Babai na e la me gojë, “Më u varrue në Triesh”  

Në fakt, në 1984, kur vdiq Nik Gjonleka, babai i tyre në New York, siç tregon Luca, në ngushëllime një shqiptar mik i jonë  i ka thanë  se ata (Jugosllavët) janë “interesuar” për shkuarjen e tyre për me e varrua babën në Malësi: “Por, me një kusht, që ishte dasht me heq dorë nga demonstratat dhe aktivitetet kundër Jugosllavisë. ”  “Pavarësisht se prinderit tonë kishin dëshirë jetike varrimin në vendlindje, ata kurrë nuk u ankuan pse ne ishim aktiv në demonstrata kundër regjimit të Jugosllavisë. Asnjë herë të vetme nuk janë ankuar për këtë çështje. Ne nuk shkuam për varrimin e tyre në Malësi. Nëna dhe motra e morën pērsipër këtë detyrë shumë të vështirë në atë kohë dhe në ato kushte”.  

Gjonlekaj dhe Nëna Tereze, Gjonlekaj për Nënën Tereze   “

“Kur, Vatra hapi fushaten  për mbledhjen e ndihmave për Nanën Tereze, ne vitin 1980,  të cilën e drejtonte Tonin Mirakaj, unë e dhashë në ate kohë çekun e javës. Nanën Terezen nuk e kisha takuar deri  kur erdhi në kishën Shën Ritas në Bronx – New York.” tregon Luca.  Gjeka, i njoftoi shqiptarët që Nana Terezja dotë vinte në New York. Lajmi bëri bujë të madhe ndër shqiptarët e New Yorkut e rrethinat, dhe kështu u bashkuan më shumë se 200 veta, katolikë, ortodoks, dhe mysliman, për me u lutë me Nanën Tereze.   

Madje, simbas rrëfimit të Lucë Gjonlekajt, ishte mendimi i Gjekës, për me e filluar qysh at’here projektin për të ndërtuar Katredalen e Nanës e Tereze në Prishtinë:  “Fjala u hap nëpër gazeta se dot fillohet me mbledhjen e ndihmave për hapjen e themelit të Katredales së Nana Terezes në Prishtinë. Dikush premtoj ndihm financiare që dotë e fillojn  projektin, por mbas disa kohë ky projekt dështoj. At’here problemi ishte projekti i bllokuar, sepse nuk kishte fondet. Unë i thash Gjekës , “atehere dota fillojm na?” Aj me tha se ishte një ndërmarrje e madhe, por që do të gjente donator, sapo të niste projekti”. Unë isha shumë entuziast dhe i vendosur për ndërtimin e kësaj kishe katedrale në Prishtinë. Aty për aty u zotova se isha gati për të dhene konributin tim. Kurr në jetë nuk kam qenë më i vendosur  se atë ditë. Vellai im Gjeka, u gëzua shumë për vendosmërinë time. Të gjithë e dinë se ne kemi dhënë 100-mijë dollarë për ndërtimin e Katedrales Nanë Tereza në Prishtinë. Kurrë në jetë nuk e kam ndjerë veten më të lumtur, që mu dha mundësia për të kontribuar për këtë vepër të madhe fetare e kombëtare”.