Holanda i dëbon 17 agjentë të inteligjencës ruse

Hagë, 29 mars 2022 – Holanda ka dëbuar 17 agjentë të inteligjencës ruse, të cilët janë akredituar si diplomatë.

Ministria e Jashtme e Holandës, përmes një komunikate, ka njoftuar se vendimi për dëbim është marrë duke u bazuar në informatat e siguruara nga shërbimet e saj të sigurisë se ata ishin akredituar si  diplomatë, por kanë vdepruar si zyrtarë të inteligjencës.

“Arsyeja e këtij vendimi është informacioni i marrë nga shërbimet e sigurisë, që tregon se individët në fjalë, të akredituar si përfaqësues rusë në Holandë, kanë vepruar si zyrtarë të inteligjencës”, ka thënë Ministria.

Ministri i Jashtëm holandez, Wopke Hoekstra, ka thënë se Qeveria është e përgatitur për secilin veprim hakmarrës të Moskës.

“Përvoja tregon se Rusia nuk hesht ndaj këtyre masave. Ne nuk mund të spekulojmë në këtë gjë, mirëpo Ministria e Punëve të Jashtme është e përgatitur për skenarë të ndryshëm që mund të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë Hoestra, përmes një deklarate për medie.

(REL)

Comment

*