Hoti: Serbia po bën politikë me çështjen e të zhdukurve

Prishtinë, 5 janar 2022 – Kryetari i delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë për çështjen e personave të zhdukur, Andin Hoti, ka thënë se Serbia po e zvarrit çështjen e të pagjeturve, duke mos ofruar informacione për mbi 1.600 persona të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

“Ata (autoritetet serbe) ende bëjnë politikë me këtë çështje. Ende nuk ofrojnë informacione të sakta për krimet që i kanë bërë, por mundohen që, përmes disa dokumenteve false, ndonjëherë të manipuluara, të na japin informacione që shpien  në dështimin e kërkimeve”, ka thënë Hoti.

“Serbia ende nuk e shprehet e gatshme të bashkëpunojë me ne dhe të ballafaqohet me të kaluarën”, ka theksuar ai.

Hoti ka theksuar se faktori ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë trysni ndaj Serbisë më mënyrë që çështja e personave të pagjetur të marrë epilog.

“Neve na duhet një presion më i madh dhe një bashkëpunim më i madh i faktorit ndërkombëtar, sepse ne nuk kemi mundësi për presion ndaj Serbisë. Ne këtë gjë e dimë. Është faktori ndërkombëtar – Bashkimi Evropian, SHBA-të, Britania e Madhe dhe vendet tjera mike të Kosovës – që duhet të kthejë fokusin më shumë dhe të rrisin presionin më shumë ndaj Serbusë, edhe duke e kushtëzuar, në mënyrë që kjo çështje të ketë epilog”, ka thënë ai.

“Brukseli duhet të garantojë për neve që çështja e personave të zhdukur para marrëveshjes përfundimtare duhet të marrë një epilog”, ka theksuar ai.

Sipas tij, jo të gjithë personat e pagjetur janë vrarë gjatë luftës, sepse kadëshmi se shumsë prej tyre janë marrë të gjallë.

“Ne kemi dëshmi të shumta që shumë persona janë marrë të gjallë prej Kosovës dhe nuk dihet më fati i tyre çfarë ka ndodhur deri më sot”, është shprehur Hoti.

Hoti ka thënë se gjatë vitit të kaluar i ka pasur mbi 100 takime me autoritete ndërkombëtare për të adresuar çështjen e personave të zhdukur. Ai tha se në të gjitha ato takime ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të pagjetur dhe hapjen e gjithë dokumentacionit të luftës që posedon Serbia.

(r.m.)

Comment

*