Ibsen Elezi në fushatën për kreun e PD-së: “Jemi parti e djathtë. Brenda saj ka garë”

Tiranë, 15 maj 2022Rivali i vetëm i Sali Berishës në zgjedhjet për kryetar të PD-, Ibsen Elezi, ka vazhduar në Laç fushatën e tij.

Gjatë fjalës së tij para anëtarëve të partisë, Elezi ka thënë se PD-ja është parti e djathtë, prandaj demokratët duhet të hyjnë në garë me njëri-tjetrin, ndërsa drejtimin e partisë duhet ta marrë ai që është më i zoti.

“Ne, si parti, jemi parti e djathtë. Duhet të futemi në garë. Kush është më i zoti del atje. Unë këtë debat e kam me Berishën, prej kaq kohësh. Procesverbali i manipuluar sy më sy”, ka thënë Elezi, ndër të tjera.

Në ballinën e sallës ku është zhvilluar takimi i Elezit me anëtarë të degës së PD-së në Laç ishte vendosur fotografia e kandidatit tjetër për kryetar të partisë, ish-kryeministrit Sali Berisha.

Zgjedhjet për kryetar të PD-së do të mbahen më 22 maj.

(r.m.)