Idrizi: Fuqizimi i PDIU-së, fuqizimi i zërit tuaj në Kuvend

PDIU e hapi fushatën në qytetin monumental të Beratit duke bërë prezantimin e parë të kandidatëve të saj për zgjedhjet parlamentare.
Pjesëmarrja në tubimin e mbajtur në pallatin e kulturës ishte masive dhe i gjithë takimi u karakterizua nga një frymë e gjallë entuziazmi dhe ovacione të theksuara çka dëshmonte jo vetëm për zgjerimin e vazhdueshëm të mbështetjes për PDIU-në por edhe pëlqimin që gëzonte në qytet kandidatura kryesore e listës së qarkut të Beratit znj Hajrie Mbrati.
Takimi kulmoi me fjalimin e kryetarit të PDIU-së z. Shpëtim Idrizi i cili vuri në dukje faktin që PDIU diferencohej qartë prej partive të tjera sepse ka vendosur dy gra të nderuara në krye të listës së dy qarqeve dhe kandidatura e znj Mbrati është veëanërisht e goditur dhe me shumë gjasa fitimtare.
Në vijim të fjalës së tij Z. Idrizi përmendi pikat kryesore të programit patriotik të partisë dhe duke marrë shkas nga pasuria historike e Beratit vëmendje të veëantë i kushtoi rëndësisë së madhe që PDIU i jep dimensionit kulturor në program dhe zotimit për t’u përkujdesur për trashëgiminë monumentale, për të mbajtur gjallë të traditës dhe për të promovuar pasuritë tona kulturore dhe naturore në nivel ndërkombëtar.
“Ne e konceptuam PDIU-në si parti kombëtariste, me një përqasje të fortë patriotike e ku dinjiteti dhe vlerat e kombit shqiptar ishin dhe janë parësore. E nisëm atëhere kur partitë kombëtariste dukeshin demode, si një parti me një filozofi të qartë, Parti e patriotizmit pragmatist Shqiptar, larg nacionalizmave folklorike, por plot vendosmëri në mbrojtje të vlerave të kombit tone, të historise, trashëgimisë kulturore, të respektit dhe dinjitetit kombëtar. Ishim dhe do të jemi gjithmonë në mbrojtje të interesave të shqiptarëve kudo që ata i ka vënë Zoti, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, Çamëri. PDIU ështëpër një sinergji e bashkim kombëtar të të gjithe Shqiptarëve, duke shtyre liderat politik Shqiptar që të mos sillen si lidera kufijsh, por si lidera vizionar të një kombi që gjallon njësoj, në një bashkim Europianist,të një kombi me kulturë gjuhë histori të përbashkët. PDIU është partia e çështjes kombëtare. Ne besojmë se për një zhvillim të qëndrueshëm të shqiptarëve, në frymën e integrimit dhe në frymën e parimeve evropiane, për plotësimin e amanetit të paraardhësve tanë për idetë dhe luftën e rilindasve, për reflektimin e dëshirës së qytetarëve të Republikës së Shqipërisë dhe të shqiptarëve në trungun evropian, shteti shqiptar duhet të fokusohet në zgjidhjen e çështjes kombëtare. Projekti ynë është Europa e bashkuar. Motoja jonë është: Një gjuhë, Një kulturë, Një komb, Një të ardhme. Sepse ne e duam Shqipërinë të Bashkuar! Dhe ne kemi nevojë të fuqizohemi e të jemi pjesë e rëndësishme e parlamentit shqiptar që të mund të realizojmë programin tonë. Një përfaqësim i rëndësishëm do na mundësojë të vazhdojmë luftën që kemi nisur për zgjidhjen e çështjes çame, që tanimë është bërë çështje e të gjithë shqiptarëve dhe çështjen kombëtare.” – tha z. Idrizi
Kandidatja për deputet të Qarkut Berat, znj. Mbrati përcolli atmosferën pozitive që mbizotëronte në Berat përkundrejt çështjes kryesore të ndjekur nga PDIU . Duke folur për konsolidimin e vazhduar të radhëve të PDIU-së Znj Mbrati theksoi se rezultati i PDIU-së në qarkun e Beratit ka për të qenë një surprizë e mirëfilltë.
PDIU rikujtoi faktin që PDIU është nje parti kombëtariste dhe kjo reflektohej edhe tek sllogani “Unë e dua Shqipërinë të Bashkuar”. Idrizi e finalizoi fjalimin e tij duke thenë se ne kemi një gjuhë, një histori dhe një kulturë, se bashkimi kombëtar është një projekt i realizueshëm e se rruga për zgjidhjen e ëështjes kombëtare është shumë afër zgjidhjes nëse të gjithë besojnë në të dhe në vetëvete.