Ikballe Huduti lirohet nga akuzat për terrorizëm

Prishtinë, 1 dhjetor 2021 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, të mërkurën, më 1 dhjetor, e ka liruar Ikballe Berisha-Hudutin nga akuzat për nxitjen e veprave terroriste në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë, me vendim unanim të trupit gjykues, e ka liruar Hudutin pasi që nuk ka gjetur prova se ajo ka kryer vepër penale të nxitjes për kryerjen e veprave terroriste, me çka ngarkohej nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Huduti ishte ndaluar më 8 janar 2020, pasi në rrjete sociale ishte deklaruar kundër vrasjes së gjeneralit iranian, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. “Hakmarrja është e obligueshme”, kishte shkruar ajo në llogarinë e saj në Facebook, pas vrasjes së Soleimanit.

Gjenerali Qasem Soleimani, komandant i forcave elite të Gardës Revolucionare të Iranit, konsiderohej si figura e dytë më e fuqishme në Iran, pas liderit suprem iranian, Ajatollah Ali Khameneit.

cilësohej si figurë historike kombëtare.

Ai ishte vrarë nga forcat amerikane në Irak më 3 janar 2020.

(r.m.)

Comment

*