Incident me armë zjarri në vendkalimin kufitar në Jarinjë

Prishtinë, 17 tetor 2021 – Një incicdent me armë zjarri ka ndodhur sot në pikën kufitare Kosovë-Serbi në Jarinjë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kontenjeri i zyrtarëve kufitarë është goditur nga një predhë që dyshohet se ka ardhur nga drejtimi i fshatit Tusnica i Serbisë.

“Një predhë e fishekut të armës së zjarrit ka goditur një kontenjer i cili shërben për zyrtarët kufitarë në pikën kufitare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë, nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përderisa hetimet lidhur me rastin kanë filluar.

“Puna dhe qarkullimi në këtë pikë kalim kufitar të përbashkët e cila gjindet në territorin e Serbisë, sipas marrëveshjes për menagjim të integruar të kufirit po vazhdon pa problem”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se kjo pikë kufitare, së bashku me atë në Bërnjak, ishin mbajtur të bllokuara 13 ditë nga grupe serbëësh që e kundërshtonin vendimin e Qeverisë së Kosovës për reciptocitet me Serbinëpër targat e automjeteve. Vendkalimi kufitar u zhbllokua pas marrëveshjes së arritur nga Kosova dhe Serbia, në Bruksel.

Pas zhbllokimit të rrugëve situate në venbdkalimetkufitare në Jarinjë dhe në Bërnjak ka qenë e qetë dhe qarkullimi midis Kosovës e Serbisë është normalizuar.

(r.m.)

Comment

*