Incident në Vjenë gjatë takimit të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama me emigrantët dhe studentët shqiptarë

Berisha: Hetim goditjes nga Rama të diplomatit Ceka – “Diplomati që t’i e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë”-tha Gramoz Ruçi, kryetar i deputetëve të Partisë Socialiste

 

Denion Ndrenika

 

Ministria e Jashtme dhe Partia Socialist u lidhën me një zhvillim të beftë pasi palët lëshuan akuza të ndërsjella mbi qëndrimin e një diplomati dhe kryetarit opozitar në Vjenë. Qeveria, ministria e Jashtme dhe kryeministri thanë se kryetari socialist Edi Rama kishte bërë një veprim të rëndë, pasi sipas tyre, kishte qëlluar diplomatin Egin Ceka. Diplomati, i biri i ambasadorit të Shqipërisë në Itali, Neritan Ceka, një ndër figurat e para të Lëvizjes kundër regjimit komunist, nuk bëri komente, sikurse tha në respekt të Kodit të Punës: “Nuk i bëj asnjë koment ngjarjes, respektoj Kodin e Punës”.
Një lajm i publikuar nga disa agjenci online tregonte se zoti Ceka ishte goditur nga kryetari socialist ndërsa merrnin pjesë në një konferencë në Akademinë Politike në Vjenë që u organizua Partia Socialdemokrate Austriake. Zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi deklaroi se zoti Rama ka ushtruar dhunë ndaj diplomatit, veprim që gjithashtu e kritikoi ashpër kryeministri Sali Berisha. Ajo theksoi se njoftimi ishte marrë nga ambasadori i Shqipërisë në Misionin e OSBE-së, Spiro Koçi.
Zonja Harxhi theksoi se ministria e Jashtme reagonte me forcë ndaj këtij akti dhe shpjegoi se incidenti mori shkas ngaqë “gjatë një bisede, është fyer imazhi i Shqipërisë disa here”. “Një nga diplomatët shqiptarë z, Egin Ceka, diplomat i ri energjik, prej disa vitesh diplomat në ambasadën tonë në Vjenë, aktualisht në Misionin tonë në OSBE, i shkolluar jashtë, në përfundim të takimit është afruar tek z. Rama për të biseduar rreth një pike që z. Edi Rama e ka ngritur disa here: pengimin nga ana e tij për votën e shqiptarëve kudo nëpër botë nëpërmjet ambasadave tona. Z. Rama ka potencuar gjatë bisedës së tij, që nuk është e mundur vota e shqiptarëve për arsye të tejpolitizimit të përfaqësive diplomatike shqiptare e pikërish z. Ceka duke u nisur nga dëshira e tij për të bashkëbiseduar dhe për ta depolitizuar bisedën është afruar tek z. Rama për të diskutuar rreth kësaj temë që shërbimi diplomatik shqiptar jo vetëm që nuk është politik, por në mënyrën më të mirë të mundshme, do të mund të kthente një shërbim të tillë ndaj shtetasve shqiptarë, pikërisht për të siguruar votën e tyre pranë ambasadave shqiptare”-shpjegoi zhvillimin zonja Harxhi, Në këtë linjë ajo shtoi ecurinë që sipas ministrisë, është vazhduar me dhunë: “Në këtë moment zoti Rama ka reaguar në mënyrë mjaft agresive, ka përdorur dhunë fillimisht verbale, më pas në dhunë fizike, e cila ka rezultuar me një konflikt të hapur mes dy palëve Ramës dhe diplomatit Ceka. Ky konflikt është shpërndarë nga të pranishimit në sallë dhe diplomatët e huaj që ishin prezent. Dhuna verbale ka vazhduar edhe më tej duke i kërkuar z, Ceka që të dalë jashtë, madje duke përdorur edhe fjalë që nuk janë të denja për asnjë qytetar shqiptar, aq më tepër për një kryetar partie karshi diplomatëve shqiptarë”
Partia Socialiste hodhi tërësisht poshtë lajmin dhe tha se qeveria duhet të shkarkonte diplomatin. Debati u zhvendos në sallën e seancave plenare të Kuvendit.
“Ai është lideri i opozitës dhe shkoi në një shtet dhe e priti krahu i atij shteti si përfaqësues të opozitës sot dhe kryeministër të Shqipërisë nesër, dhe e priti kreu i atij shteti që zotëria juaj ka 3 vjet që lutesh të të presë dhe s’të pret. Tërbimi yt është që u prit nga krerë të Austrisë, që e takoi kreu i OSBE, për të zgjidhur ato probleme që t’i i le lidhur, e zhvilloi aktivitet për të dhënë vizionin e tij mbi Shqipërinë dhe midis probleme të tjera shqiptarë të nderuar, Edi Rama dënoi, në përgjigje, nepotizmin dhe mungesën e profesionalizmit në trupin diplomatik shqiptar. Se emri që përmendi Rama ishte diplomat në Vjenë, dhe i jati diplomat në Romë. Ky djali, i biri i babait ambasador, nuk e honepsi dot, madje mësova se ai djali nuk kishte vajtur se nuk kishte vend atje, se po të kishte qenë përfaqësues diplomacie tamam, duhet të dilte që në aeroport ta priste, të rrinte në takimin me kryeministrin austriak. Ky është diplomati dhe jo diplomat që t’i e përdor si mitingash, që e përdor për të prishur takimin dhe për t’i dhënë një njollë turpi Shqipërisë”-tha Gramoz Ruçi, kryetar i deputetëve të Partisë Socialiste. Zoti Ruçi reagoi pasi kryeministri Berisha, i cili kërkoi hetimin nga Kuvendi të incidentit. “Jemi gati në këtë parlament të sjellim jo një por 30 dëshmitarë urdhëroni të krijojmë komision hetimor për të parë është prekur diplomacia me dhunë, ne do krijojmë komision hetimor. E di si më dukeni mua apo jo jeni ulur në çifte si Konstandini me Dhoqinën, jeni të pashpresë ju ka heq nga lista. I propozoj grupit parlamentar që të marrë komision parlamentar për këtë akt të dhunshëm. Ditën e hënë, ky parlament voton komisionin për të hetuar “deri më një” aktin e paprecedentë të turpshëm dhe amoral, akti që nuk ka ndodhur në hitsorinë e këtij shteti , të agresionit të një diplomati të ri nga kreui i opozitës në një moment sfazimi total bipolarizmi ose overdoze, të të gjitha do të bëhen ditën e hënë do të votohet kimizoni. I keni faktuar se sa mund të na pengoni. Ai u tërheq ju nga gropa në gropë”-tha ai.
Kryeministri Berisha shtoi se veprimi zotit Rama është “akt i turpshëm, ky akt i përsëritshëm i tij edhe ndaj jush që jeni këtu, por ju mirë ua bën”: “Denoncoj në mënyrën më të ashpër këtë akt të turpshëm dhe violent, burtal dhe amoral të një njeriu që ose humbi cdo kontroll të fakultetit të tij psiqëik, ose ishte sic e akuzojnë në efektin e dozave të mëdha, por cilado që të jetë ky është ati më i turpshëm. Akt të tillë në ambasada nuk kanë realizuar as etërit e zotit Rama. Por, ju në këtë histeri kolektive duhet të mendoni se ai mund të ishte, djali, vëllai apo njeriu juaj dhe se ai është një nga djemtë më të sjellshëm të diplomacisë shqiptare, sepse ai ishte një nga djem të më të sjellshëm, në historinë e politikës botërore në Ugandën e viteve 80 shihte një person kryetar qeverise, ai u bë i famshëm sepse me grushta rrihte ministrat e kabinetit të tij ai përfundoi në koshin e historisë. Ju garantoj se kryetari juaj do të përfundojë njëlloj aty ku e meriton, prej cilit prej jush thuhet se ka rrah gruan shtazërisht. Ka rrahur si kafshë, se i ka goditur bashkëpunëtorët e tij në zyrë. Prej asnjërit prej jush nuk thuhen. Thuhen 1 mijë e 1 por kjo këto, për të faktuar se ai humbet çdo kontroll për të faktuar se ai ka probleme të rënda psikike apo overdozash ai faktoi në akademinë politike të Vjenës”.
Sipas zotit Berisha, problemi ishte se kryetari socialist nuk u pajtua me vërejtjen që iu bë për tregimin prej tij sikurse e quajti “mashtrim” të gjendjes në Shqipëri: “Pyetjes që iu bë zotit Rama në sallë nga emigrantë pse nuk lejohemi në votojmë në ambasada Rama u përgjigj se diplomatët janë hajdut votash. Dhe zotit Rama, diplomati i ri i tha se jemi këtu zotëri për të shërbyer nuk jemi hajdut votash, kjo mjaftoi për të shtrirë dorën dhe grushtin e pakontrolluar drejt diplomatit. Kjo mjaftoi për të lëshuar prej rrugaçi të mirëfilltë të gjendjes civile nga familjes së diplomatit. Kjo mjaftoi për të dalë jashtë cdo lloj kontrolli dhe u bë një ndërhyrje e fuqishme ngatë gjithë të pranishmit pasi donte të adresonte më tej diplomatin e ri”.
Ndonëse diplomati Ceka, sipas zotit Berisha vjen nga “një nga familjet me kryqëzim nga më të mrekullueshmit, është stërnipi i Petro Nini Luarasit, Migjenit prandaj dhe të mos hymë në biografi. Është nipi i Skënder luarasit, nipi i Migjenit”, ndërsa theksoi se “por prekja e tjetrit me imunitet diplomatik, grushtimi i diplomatit, i një punonjësi në detyrë përbën një vepër të rëndë penale”. Por, për zotin Ruçi diploamti Ceka ka cenuar figuërn e zyrtarit të shtetit, ka shkelur ligjet dhe duhet të shkarkohej, përkundër qëndrimit mbrojtës që i bëri kryeministri dhe që e përmblodhi me fjalinë “Ky djali që është sojli po zbaton porositë e sojsëzit dhe po bëhet sojsëz”.