Indeksi i plotë 2021 i Dhomës Amerikane të Tregtisë për Shqipërinë (pdf)

Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri publikoi sot më 8 Shtator 2021 edicionin e 9-të të Indeksit të Biznesit, i njohur për perceptimin e klimës së Biznesit (2020-2021).

71 % e anëtarësisë së AmCham morën pjesë në anketim, pjesëmarrja më e lartë në 9 vitet e publikimit të Indeksit duke reflektuar rëndësinë që anetarët i japin klimës së biznesit dhe realizimit të reformave në mbështetje të përmirësimit të saj.     

Indeksi mat elementë të rëndësishme që ndikojnë klimën e biznesit, si politikat qeveritare, nivelin e taksave, korrupsionin, informalitetin, zbatimin e ligjit dhe elementë që lidhen me ecurinë e bizneseve dhe ekonomisë shqiptare.

Anketimi i kompanive anëtare i mundëson AmCham-it të identifikojë dhe të masë sfidat me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe të punojë me administraten publike dhe aktorët e tjerë për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Rezultati i Indeksit shoqërohet me shtojcën e komenteve dhe sugjerimeve të bëra nga përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në anketim, publikuar në aneksin përmbyllës të raportit.   

Lexoni Indexin e Perceptimit për Klimën e Biznesit (2020-2021)

Download (PDF, 2.23MB)

###

AmCham theksoi se ka orrupsion në çdo fushë dhe rënie të besimit të biznesit në Shqipëri, niveli më i ulët që nga 2012

Knid Ndrenika

AmCham (Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri) raportoi se për të dytin vit ka rënë beismi i biznesit në Shqipëri.

Në Indeksin Vjetor 2021, raportohet se rënia e besimit zbriti me 0.5, përndryshe e dyta radhë kur në 2019 ishte 5%.

Në vitin 2018 indeksi ishte 43.16 për qind, ndërsa tani është 37.6 për qind, pra 5,56 më lart.

“Ky është niveli më i ulët i Indeksit të Besimit që nga viti 2012, kur nisi kjo matje e përvitshme e cilësisë së klimës së biznesit nga Dhoma Amerikane e Tregtisë për anëtarët e saj, aktualisht 220 kompani vendase dhe shumëkombëshe”-në raport.

Në tërësi indeksi 2020 saktëson se klima e përgjithshme e biznesit në Shqipëri për më shumë se 71 për qind të anëtarëve të AmCham-it është e pafavorshme, 9 për qind pozitive dhe 20 për qind neutrale.

Sipas studimit, performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë me 5 pikë, 80 për qind e të anketuarve deklaruan se performanca e ekonomisë shqiptare ka rënë gjatë vitit 2020.

Ata kanë të njëjtin perceptim për rënien edhe sa u takon punësimit, investimeve, shkëmbimeve tregtare.

Ndërkaq, i njejti indeks thekson se “niveli i taksave përbën një shqetësim dhe vlerësohet si jokonkurrues në rajon” dhe se “rreth 60 për qind e të anketuarve e vlerësojnë si të pafavorshëm nivelin aktual të taksave”.

Anëtarët e AmCham-it komentojnë në indeks se është domosdoshmëri e madhe lufta ndaj korrupsionit që sipas tyre, shtrihet në çdo fushë të jetës në Shqipëri, për të ulur polarizimin dhe luftën politike dhe që të ketë qasje miqësore ndaj biznesit.

Sipas anëtarëve, në Shqipëri nuk respektohet prona private, ka oligarki dhe në çdo sektor dhe bizneset vihen në trysni dhe ndëshkime për vonesat në pagimin e taksave të theksuara në vitin e pandemisë së Koronavirusit.

Anëtarët kërkojnë që qeveria të përkrahë kompanitë prodhuese që ofrojnë punëtorë të rinj dhe që ulin papunësinë dhe të zbatojë me shpejtësi reformat.

Comment

*