Informacione kundërshtuese të Moskës dhe Kievit mbi zhvillimet në Mariupol

Moskë /Kiev, 17 prill 2022 – Moska dhe Kievi japin informacione kundështuese midis tyre mbi zhvillimet në qytetin e Mariupolit.

Moska thotë se forcat ruse e kanë marrë kontrollin e qytetit të rrethuar prej disa javësh, kurse Kievi thotë se forcat ukrainase vazhdojnë të përballojnë sulmet e pareshtura me raketa e artileri të forcave ruse.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se i ka larguar trupat ukrainase nga zona urbane, kurse luftëtarët ukrainas që kanë mbetur në qytet janë të rrethuar në fabrikën e çelikut “Azovstal”. Sipas kësaj ministrie, në këtë fabrikë gjenden rreth 2,500 trupa ukrainase, të cilëve u është bërë thirrje të dorëzohen. Afati i dorëzimit ka skaduar të dielën, më 17 prill, në mëngjes.

Por, autoritetet ukrainase i hedhin poshtë raportimet për rënie të

Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Malyar, tha të dielën se forcat mbrojtëse të qytetit të Mariupolit janë duke u rezistuar pavarësisht sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse. Ajo tha se, madje, forcat ukrainase në këtë qytet kanë arritur të zbrapsin një numër të konsiderueshëm të forcave ruse që e kanë rrethuar Mariupolin.

Zonja Malyar e cilësoi Mariupolin “mburojë e Ukrainës”, që po i parandalon forcat ruse të përparojnë në pjesë të tjera të shtetit.

Marrja e Mariupolit, portit kryesor në rajonin juglindor të Donbasit, do të ishte një fitore strategjike e Rusisë, pasi do të mundësonte lidhjen e territorit që kontrollohet nga separatistët pro-rusë, me rajonin e Krimesë, të cilin Rusia e pushtoi në vitin 2014.

(r.m.)

Comment

*