International Herald Tribune (1980) / Leka Zogu I mori azil politik në Egjipt në emër “të vlerave supreme humanitare që rrjedhin nga besimi tolerant i Islamit”

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 26 Qershor 2021

“International Herald Tribune” ka botuar, të enjten e 3 korrikut 1980, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me marrjen e azilit politik të Leka Zogut I në Egjipt, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Pretendenti i fronit shqiptar merr azil në Egjipt

Kajro, 2 korrik (Reuters) — Mbreti Leka I, pretendenti i fronit të Shqipërisë, i është bashkuar listës në rritje të mbretërve në ekzil dhe sundimtarëve të rënë që kanë marrë azil politik në Egjipt.

Leka, djali i ish mbretit Zog të Shqipërisë i cili vdiq në mërgim në 1961, u takua dje me Presidentin Egjiptian Anwar Sadat dhe zyrtarët thanë sot se ai kishte marrë azil në emër “të vlerave supreme humanitare që rrjedhin nga besimi tolerant i Islamit”.

Midis atyre që ai gjen në ekzilin egjiptian janë Shahu i rrëzuar i Iranit, mbreti Idris i Libisë dhe ish-presidenti i Jemenit Abdullah Salal (al-Sallal).

* Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/international-herald-tribune-1980-leka-zogu-i-mori-azil-politik-ne-egjipt-ne-emer-te-vlerave-supreme-humanitare-qe-rrjedhin-nga-besimi-tolerant-i-islamit/