Ish-Drejtori i RTSH-së, Thoma Gëllçi në Gjykatën e Posaçme

Prokuroria e Posaçme i arrestoi këta shtetas me dyshimin se kryen veprën penale me shkelje të ligjit në procedurën e prokurimit.

Knid Ndrenika

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka dërguar për gjykim çështjen kundër ish-drejtorit të Përgjithshëm të Radiotelevizionit shqiptar Thoma Gëllci dhe tre anëtarëve të një komisioni ofertash.

Akuza mbi ta rëndon për kryerjen e veprës penale sipas nenit 248 të Kodit Penal” për “Shpërdorim të detyrës” lidhur me një procedurë prokurimi për kanalin televiziv “Agro”.

Të gjithë të akuzuarit kanë kërkuar që çështja e e tyre të gjykohet me procedurë të përshpejtuar në Gjykatën e Posaçme.

Prokuroria e Posaçme i arrestoi këta shtetas me dyshimin se kryen veprën penale me shkelje të ligjit në procedurën e prokurimit.

SPAK-u tha se zoti Gëllçi dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave abuzuan me procedurën e hapur të prokurimit për “Blerje pajisje për kanalin RTSH Agro”, me nr. REF-90011-10-16-2018, me fond limit 86. 908 550, 00 lekë”.