Ish ministri gjerman: BE-ja t’i mbajë premtimet për Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Berlin, 30 mars 2022 – Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka thënë se Bashkimi Evropian (BE) duhet të mbajë premtimet që ka dhënë për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Këtë  qëndrim ai e  ka shprehur pas një takimi që ka pasur me të dërguarin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Roth ka thënë se Ballkani Perëndimor i takon BE-së dhe ka kërkuar që BE-ja të nisë negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të liberalizojë vizat për qytetarët e Kosovës.

“Shtetet e Ballkanit Perëndimor na takojnë ne dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë goje. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet: të nisë negociatat për pranim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të liberalizojë regjimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe sundimi i ligjit janë gjëja  e duhur ”, ka shkruar Roth në Twitter.

Me këtë qëndrim është pajtuar edhe Lajçak, i cili ka e rishpërndarë deklaratën e ish-ministrit Roth.

“Nuk mund të mos pajtohesha plotësisht me vlerësimin tuaj”, ka shkruar Lajçak.

Michael Roth ka qenë ministër shtetëror për Evropën në kabinetin e kancelares Angela Merkel, në periudhën 2014-2021.

(r.m.)

Comment

*