Ish-ministri Lefter Koka i mohon akuzat që rëndojnë ndaj tij

Tiranë,16 dhjetor 2021 – Ish-ministri I Mjedisit në qeverinë e Shqipërisë, Lefter Koka, i cili  është nxjerrë të enjten para gjykatës, i ka mohuar akuzar që rëndojnë ndaj tij në lidhje me abuzimet me inceneratorët.

Neës 24 raportoi se Koka ka deklaruar para gjykatës se ai vetëm e ka zbatuar ligjin.

“Kam zbatuar ligjin”, mësohet të jetë shprehur ai.

Lefter Koka akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Ish ministry Koka është arrestuar meurdhër të Porokurorisë sëPosaçmekundër krimit të organizuar e korrupsionit, SPAK.

Në kërkim lidhur me abuzimet me inceneratorët janë shpallur biznesmeni Klodian Zoto dhe Stela Gugallja.

(r.m.)

Comment

*