Ish-Presidenti Bush për Rugovën: Ai ishte mik i Shteteve të Bashkuara

Prishtinë, 21 janar 2022 – Sot në Kosovë u shënua 16 vjetori i shkuarjes në amshim të Presidentit Historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Autoritetet më të larta shtetërore e politike të Kosovës, si edhe shumë qytetarë, bënë homazhe te varri i Rugovës në Prishtinë, për të shprehur ndjenjën e thellë të mirënjohjes për kontributin e tij përlirinë, pavarësin dhe demokracinë në Kosovë.

Për Presidentin Rugova kanë shprehur vlerësimet më të larta edhe burrështetasit dhe autoritetet më të larta në botën perëndimore. Në mesdazhet e ngushëllimit për familjen Rugova dhe për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, Presidenti Rugova vlerësohej si një lider i jashtëzakonshëm, i urtë dhe i matur, që i ka vendosi themelet e shtetit të Kosovës.

Presidenti i 43-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, George W. Bush, në mesazhin e tij të ngushëllimit, e quante Presidentin Rugova mik të Shteteve të Bashkuara.

“Ai ishte mik i Shteteve të Bashkuara dhe fitoi respektin e botës me qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Gjatë gjithë viteve të konfliktit, ai ishte një zë i moderuar dhe i arsyes duke i ndihmuar popullit të Kosovës që t’i shtrojë themelet për një të ardhme paqësore”, shkruante  ndër të tjera Presidenti Bush në mesazhin që e sjell në kujtesë Indeksonline.com.

Mesazhi i Presidentit George W. Bush:

Jam thellësisht i pikëlluar nga vdekja e Presidentit Ibrahim Rugova.

Për shumë vjet, Presidenti Rugova e kishte udhëhequr fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë.

Ai ishte mik i Shteteve të Bashkuara dhe fitoi respektin e botës me qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Gjatë gjithë viteve të konfliktit, ai ishte një zë i moderuar dhe i arsyes duke i ndihmuar popullit të Kosovës që t’i shtrojë themelet për një të ardhme paqësore.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbesin të përkushtuara për të punuar me popullin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme që është stabile, demokratike dhe prosperuese.

Në emër të popullit të SHBA-së, Laura dhe unë shprehim ngushëllimet tona për familjen e Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës.

(r.m.)

Comment

*