Ish-presidenti Nishani: Nga sot opozita rikthehet në punë

Ish presidenti Bujar Nishani u shpreh besim plotë se kuvendi i mbledhur  në “Air Albania” do të nië një rrugëtim të rëndësishëm.

“Një lëvizje politike që ka shkaktuar jo vetëm tronditjen e merituar brenda PD-së por ka zgjuar dhe interesin e vëmendjen e të gjithë shoqërisë shqiptare”

Nishani kërkoi të konfirmonte jo vetëm para 4934 delegatëve por edhe para të gjithë shqiptarëve integritetin e figurës së Sali Berishës I cili është shpallur “non grata“ nga SHBA.

“Ju konfirmoj juve e çdo shqiptari se në të gjithë eksperiencën time personale shtetërore, qoftë si minsitër i Brendshëm, ministër i Drejtësisë dhe President i Republikës  i këtij vendi kam konstatuar qartë dhe pa ekuivok karakterin e dimensionin e ndershmërisë dhe integritetit të lartë të Sali Berishës si qytetar bashkëpunëtor e politikan i këtij vendi”

 “Nga sot PD rikthehet në një opozitë të vërtetë dhe opozita rikthehet në punë” tha Nishani duke shtuar: “Shqiptarët do të kenë një alternativë  reale qeverisëse. Alternativën e demokratëve të qendrës së djathtë partisë konservatore të këtij vendi që do të mbështetet dhe do të qëndrojë mbi dy vlera të pacënueshme e panegociueshme, lirisë dhe integritetit”
 
Bashën e quajti “kukull” të Ramës.

“Rama dhe ‘kukulla” e tij në selinë e PD-së ka bërë një gabim fatal në kalkulimin politik të jetës së tyre. Demokratët e këtij vendi nuk dorëzojnë as lirinë dhe as integritetin për asnjë çmim”

oranews

Comment

*