Ish-Presidenti Obama, lamtumirë mikut me katër putra

Qeni bardhezi me emrin Bo, që dikur vraponte në korridoret e Shtëpisë së Bardhë, ka ngordhur sot në mëngjez.

Lajmin e ka dhënë vetë ish-Presidenti Barack Obama me një njoftim në rrjetet sociale.

“Sot, familja jonë humbi një mik të vërtetë dhe një shoqërues besnik. Për më shumë se një dekadë Bo sillte vazhdimisht pak butësi në jetën tonë”, shkroi ai duke shtuar se qenushi ishte i lumtur sa herë që i shihte, në ditë të mirë e të këqe. “…lehte shumë por nuk kafshonte, mbaronte të hidhej në pishinë gjatë verës, shkrihej me fëmijët, ngrodhte për ndonjë kafshatë qyl rreth tavolinës së ngrënies…”

Ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë e mbylli serinë e postimeve duke thënë se miku i mirë me katër putra do t’u mungojë shumë. (r.a.)