ISI: SHBA do të shpallë “non grata” politikanë e biznesmenë nga Serbia, Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova

Beograd, 6 dhjetor2021 – Një institut i pavarur i sigurisë me seli në Beograd, në Serbi, paralajmëroi se Shtetee e Bashkuara të Amerikës pritet të shpallin “non-grata” të tjerë politikanë dhe biznesmenë në Ballkanin Perëndimor.

“International Security Institute (ISI), në një postim në Twitter, shkruan se goditja e SHBA-së do të ndodhë në janar të vitit të ardhshëm.

Sipas këtij instituti, në “listën e zezë” të SHBA-së do të jenë politikanë dhe biznesmenë nga Serbia, Republika Srpska, Mali i Zi dhe Kosova.

“Në janar, Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj individëve nga Ballkani. Bazuar në Ligjin Magnetik, sanksionet do të vendosen ndaj një pjese të komunitetit politik dhe të biznesit në Serbi, Republika Srpska, Mal të Zi dhe Kosovë”, shkruan ky institut në Twitter.

Ky institute thotë se është i përkushtuar ndaj sigurisë globale.

“Edhe pse jemi të vendosur në Ballkan, në Beograd, në Serbi, pikëpamjet tona për sigurinë moderne janë globale. Barrën e rëndë të së shkuarës sonë të afërt e konsiderojmë si një përvojë të rëndësishme dhe si një avantazh në punën tonë, sepse po e analizojmë në mënyrë profesionale, racionale dhe pa paragjykime”, thuhet në web-faqen e këtij instituti.

Drejtor i institutiy është Orhan Dragash, ish-politikan dhe aktivist i zëshëm në luftën kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, në vitet ’90. Gjatë asaj kohe ai ka organizuar dhe drejtuar aksione dhe fushata të shumta që synonin promovimin e të drejtave të njeriut, pajtimin në rajonin e Ballkanit dhe qëndrimin kundë luftës.

(r.m.)