ISIS merr përgjegjësi për terrorin në Kabul, 12 marinsa të vrarë, 15 të plagosur

ISIS ka marrë zyrtarisht përgjegjësitë e shpërthimeve në aeroportin e Kabulit ditën e sotme.

Në një mesazh të postuar në Telegram, ISIS sqaron se një sulmues kamikaz ka plasur jelekun shpërthyes afër turmës për të vrarë dhjetëra njerëz.

Sqarohet se Shteti Islamik e ka identifikuar agresorin dhe e ka ditur që shpërthimi kishte për qëllim të kryhej mes qytetarëve afganë dhe forcave amerikane.

Gjatë gjithë ditës së sotme pati dyshime se ISIS do të kryente një akt terrorist. Fillimisht ishin agjencitë inteligjente perëndimore që dhanë alarmin, më pas ishin zyrtarët amerikanë që bënë përgjegjës filialin afgan të ISIS, Shtetin Islamik të Kharosan.

 

Sulmi me bombë afër aeroportit të Kabulit ka vrarë disa anëtarë të shërbimit amerikan.

12 pjesëtarë të shërbimit amerikan janë vrarë ndërsa 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur në dy sulme me bombë jashtë aeroportit të Kabulit, sipas Pentagonit dhe Ministrisë së Shëndetit Publik të Afganistanit.

Një zyrtar i Ministrisë afgane të Shëndetit Publik i tha CNN të enjten se më shumë se 60 persona kanë vdekur dhe 140 të tjerë janë plagosur.

Ai thotë se ky është një numër “që pritet të rritet”.

 

BalkanWeb