Isuf Kalo shpjegon historinë e fotove të Sali Berishës me Enver Hoxhën dhe familjen e tij

Tiranë, 3 dhjetor 2021 – Mjeku i Enver Hoxhës dhe i familjes së tij, Profesori Isuf Kalos, ka shpjeguar se si është gjetur dr. Sali Berisha në fotografi me Enver Hoxhën dhe familjen e tij.

Sipas Kalos, arsyeja e prezencës së dr. Sali Berishës në atë foto ka qenë njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën, e cila asokohe ishte kryeredaktore e revistës “Shkenca dhe jeta”, ku dr. Berisha ishte njëri prej anëtarëve aktivë të kolegjiumit.

“E vërteta është që dr. Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa të sëmurë të Bllokut, por asnjëherë personalisht Enver Hoxhën dhe as familjarët e tij. Në dijeninë time, lidhjet e asaj kohe të dr. Berishës me banorë të veçantë të Bllokut kanë qenë të natyrës profesionale, pa kuontitacione të posaçme politike”, shkruan profesor Isuf Kalo.

Shpjegimi i profesor Kalos:

“Ndiej detyrë qytetare dhe etike profesionale si ish-mjek personal aso kohe i Enver Hoxhës dhe familjes së tij, prezent së bashku me kolegun tim, dr. Sali Berisha në fotot e botuara sot në shtyp të qartësoj opinion publik lidhur me të vërtetat dhe rrethanat në të cilat ato janë realizuar. Arsyeja e prezencës së dr. Sali Berishës në to ka qenë kryesisht njohja e tij personale me të renë e Enverit, Liljana Hoxhën, e cila ishte asokohe kryeredaktore e revistës së atëhershme “Shkenca dhe jeta”, në të cilën dr. Berisha ishte njëri prej anëtarëve aktivë të kolegjiumit.

Ajo dhe i shoqi, Sokoli, e patën ftuar miqësisht atë, si edhe mua, që isha përveçse mjek i tyre edhe koleg e mik i Saliut, edhe në një drekë familjare në Valarekë të Pogradecit, si dhe në një shëtitje familjare të përbashkët me varkë, që janë ilustruar me fotot respektive. Kjo meqë dr. Berisha njëkohësisht ndodhej aso kohe gjithashtu me pushime në atë qytet.

Në foton tjetër ku duken Enveri dhe Nexhmije Hoxha në ecje e sipër dhe njëkohësisht dr. Berisha në sfond, ky ka qenë aty po ashtu i ftuar personalisht, bashkë me të ftuarit e tjerë nga Liljana dhe i shoqi, në ambientin familjar të shtëpisë së tyre në Bllok thjesht për urim, për t’i uruar ditëlindjen e saj. Koincidoi që Enveri me të shoqen erdhën gjithashtu në atë moment për të uruar të renë.

Ata vetvetiu përshëndeten siç është zakoni edhe të pranishmit e tjerë aty, ndonëse nuk ishin të njohur prej tyre personalisht më parë, por pa u interesuar e pa biseduar veçanërisht me asnjërin prej tyre.

E vërteta është qe dr. Sali Berisha ka konsultuar episodiksht si kardiolog disa të sëmurë të Bllokut, por asnjëherë personalisht Enver Hoxhën dhe as familjarët e tij. Në dijeninë time lidhjet e asaj kohe të dr. Berishës me banorë të veçantë të Bllokut kanë qenë të natyrës profesionale, pa kuontitacione të posaçme politike”, shkruan profesor Isuf Kalo.

sali berisha-enver hoxha-dreka-isuf kalo-foto me diktatorin (2)sali berisha-enver hoxha-dreka-isuf kalo-foto me diktatorin (3)sali berisha-enver hoxha-dreka-isuf kalo-foto me diktatorin (4)

Berisha: Kurrë nuk kam qenë mjek i Bllokut

Në fotot e publikuara nga emisioni “Fiks Fare”, Berisha ndodhet në hollin e shtëpisë së Enver Hoxhës, bashkë me Enverin dhe bashkëshorten e tij, Nexhmijen.

Fotografia në të cilën Sali Berisha shihet bashkë me Enverin dhe bashkëshorten e tij, Nexhmijen, në hollin e shtëpisë së Enverit, u publikua një ditë më parѱ, në emisionin “Fix Fare”, në Top Channel.

Sali Berisha ka thënë se ai nuk ka qenë kurrë mjek i Klinikës Speciale të udhëheqësve të partisë e të shtetit.

Ai ka pohuar se kishte pasur oferta për të punuar në Klinikën Speciale, por nuk kishte pranuar që të  bëhej, siç është shprehur, “një shoqërues” i pjesëtarëve të Bllokut.

“Është e vërtetë që unë kam vizituar anëtarë të Byrosë Politike. Disa. Hysni Kapon, Haki Toskën… Por, s’kam qenë kurrë mjek i Klinikës Speciale. Nuk kam pranuar kurrë të ndërroj borderonë nga fakulteti dhe spitali”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se kurrë nuk ka pasur asnjë bisedë as me Enver Hoxhën dhe as me Nexhmijen, por ka pranuar se ka pasur miqësi me të renë e Enverit, Liljanën, dhe me djalin e tij, Sokolin.

“Kam pasur një miqësi të padiskutueshme me të renë e tij, Liljana Hoxhën, dhe djalin e tij, Sokol Hoxhën”, ka thënë Berisha.

(r.m.)

Comment

*