Izet Haxhia dënohet me 21 vjet burg për vrasjen e Azem Hajdarit

Tiranë, 11 shkurt 2022 – Izet Haxhia shpallet fajtor dhe dënohet me 21 vjet burg për vrasjen e ish-deputetit të Partisë Demokratike, Azem Hajdari. Vrasja ka ndodhur më 12 shtator të 1998.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb vendimin e gjykatës për Haxhian, i cili u dënua për veprën penale “Vrasje me paramendim”.

Po ashtu në vendim caktohet edhe se Haxhiaj do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së zakonshme.

VENDIMI

1.Deklarimin fajtor te te pandehuri Izet I. Haxhia per kryerjen e vepres penale te “Vrasje me paramendim” e kryer ne bashkepunim dhe ne baze te nenit 78/2 e 25 te K.Penal denimin e tij me 21 (njezet e nje) vite burgjm.

2.Vuajtja e denimit te kryhet ne nje burg te sigurise se zakonshme.

  1. Ne kohen e vuajtjes se denimit te llogaritet koha e qendrimit te tij ne arrest ne burg si dhe duke vuajtur denimin.

U shpall ne Tirane ne daten 11.02.2022.

Haxhia u gjykua për të dytën herë nga drejtësia shqiptare për përfshirje në vrasjen e Hajdarit. Herën e parë ai u dënua në mungesë për t’u arrestuar vite më vonë në Turqi.

Ai u arrestua më 2006-n në Turqi, ndërsa u ekstradua në Shqipëri në maj 2020, për të vuajtur dënimin me 25 vite burg që ka marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit shqiptar për bashkëpunim në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.

(BalkanWeb)

Comment

*