Izraeli falënderon për mbështetje Kosovën dhe Shqipërinë

Tel Aviv, 16 maj 2021 – Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne e ka falenderuar Kosovën që publikoi një qëndrim zyrtar në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze të shpallur terroriste, Hamas, raporton Express.

“Faleminderit Kosovë!”, ka shkruar Livne në Twitter, ku e ka shpërndarë qëndrimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës, të shprehur po në Twitter.

 

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e ka vlerësuar të drejtë kundërpërgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve me raketa nga grupi militant palestinez Hamas.

“Izraeli, sikurse  çdo shtet, e ka të drejtën dhe detyrimin për ta mbrojtur popullin e vet  kundër 2.000 raketave të shkrepura ndaj civilëve vetëm nga Hamasi, i cili po i mban peng të luftës së tij civilët palestinezë. Ne shprehim piksëllim për të gjitha viktimat. Kërkojmë përmbajtje, ndërprerje të dhunës dhe bëjmë thirrje për zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e MPJ të Kosovës.

Kështu Kosova iu bashkua vendeve që e konsiderojnë të drejtë reagimin e Izraelit ndaj sulmeve të militantëve palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka falënderuar vendet që i dhanë mbështetje Izraelit për kundërpërgjigjen ndaj sulmeve me raketa nga organizata pelestineze “Hamas”.

“Faleminderit që qëndroni vendosmërisht me flamurin e Izraelit dhe që e mbështetni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, ka shkruar Netanjahu në Twitter.

Netanyahu e ka vendosur flamurin e Shqipërisë të dytin, menjëherë pas atij të SHBA-së, në rendin e flamujve të shteteve që i falënderon për mbështetjen.

(r.m.)

Comment

*