Izraeli kryen sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës

Gaza, 17 maj 2021 – Ushtria izraelite ndërmori një valë sulmesh ajrore mëngjesin e së hënës në Rripin e Gazës ndërsa tha se shkatërroi 15 kilometra tunele të militantëve dhe shtëpitë e pretenduara të nëntë komandantëve të Hamasit.

Banorët e Gazës, të zgjuar nga sulmet. i përshkruan ato si më të rëndat që nga fillimi i luftës, një javë më parë, madje edhe më të fuqishme se sa sulmet e një dite më parë që lanë 42 të vdekur dhe i rrafshuan tri ndërtesa.

Nuk pati informacion të menjëhershëm për viktimat nga sulmet e fundit.

Një ndërtesë trekatëshe në Gaza u dëmtua rëndë, por banorët thanë se ushtria i paralajmëroi ata 10 minuta para sulmit dhe të gjithë u evakuuan. Ata thanë se shumë prej sulmeve ajrore i goditën tokat bujqësore aty pranë.

https://av.voanews.com/Videoroot/Pangeavideo/2021/05/6/6f/6f2a1adc-8c1b-41d4-8828-c15452bf63fb_240p.mp4

Lufta shpërtheu të hënën e kaluar, kur Hamasi hodhi raketa me rreze të gjatë veprimi drejt Jerusalemit, pas disa javësh përplasjesh midis protestuesve palestinezë dhe policisë izraelite.

Që nga ajo kohë, ushtria izraelite ka kryer qindra sulme ajrore që, sipas saj, synojnë infrastrukturën e militantëve të Hamasit.

Militantët palestinezë në Gaza kanë qëlluar me më shumë se 3 mijë e 100 raketa mbi Izraelin.

Të paktën 197 palestinezë janë vrarë gjatë sulmeve ajrore në Gaza, përfshirë 58 fëmijë dhe 34 gra, ndërsa janë plagosur 1 mijë e 230 veta.

Ndërkaq, në Izrael janë vrarë të paktën dhjetë veta nga sulmet me raketa nga Gaza, përfshirë një djalë 5-vjeçar.

“Unë nuk kam parë këtë nivel të shkatërrimit gjatë 14 viteve të punës sime në këtë shërbim”, tha Samir al-Khatib, zyrtar i emergjencave në Gaza.

“As në luftën e vitit 2014”, shtoi ai, duke iu referuar luftës më shkatërruese prej katër luftërave të zhvilluara midis Izraelit dhe Hamasit.

Sulmet e së hënës pasuan deklaratën e së dielës të kryeministrit Benjamin Netanyahu  se nuk po planifikonte ndonjë përfundim “të menjëhershëm” të sulmeve vdekjeprurëse ajrore në Gaza.

(Zëri i Amerikës)

Comment

*